20 Shtator, 2026

Rama takim pa mediat në Gjirokastër, mbledh veç patronazhistët dhe iu shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë

 Rama takim pa mediat në Gjirokastër, mbledh veç patronazhistët dhe iu shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë

Kryeministri Rama zhvilloi sot në Gjirokastër një takim informues mbi Reformën Territoriale, ku u diskutua për një organizim më funksional të qeverisjes vendore dhe përfaqësim më të drejtpërdrejtë të qyteteve në këshillat bashkiakë.

Takimi u zhvillua pa praninë e medias.

“Gjirokastër, diskutim pa media për bashkimet e Libohovës – Gjirokastër, Memaliaj – Tepelenë, Këlcyrë – Përmet, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve dhe racionalizimit të burimeve njerëzore në rrafshin vendor, si edhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE”, shkruan Rama ndërsa ka postuar një video nga takimi me patronazhistët socialistë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *