12 Shtator, 2026

Si i dha Cerenit me 1 euro tokën e ushtrisë për të bërë restorant, Edi Rama

 Si i dha Cerenit me 1 euro tokën e ushtrisë për të bërë restorant, Edi Rama

Nga Ola Xama

Po “Cereni” qe i ke dhene token e ushtrise me 1 euro per te bere restorant cfare eksporton? Dhe kjo pa patur asgje personale me personin ne fjale se ben vaki mund te jete shume i talentuar…

Megjithate vetem ne Republiken e Edi Rames eshte pare qe te ndryshohet VKM per dhenien e tokes shteterore me 1 euro ose enfiteoze  per te hapur lokale dhe jo per te nxitur industrite qe sjellin zhvillim ne ekonomi, pa asnje studim, pa asnje arsyetim por vetem sepse nje shef kuzhine eshte komshi me kryeministrin.

Mbase shqiptaret e kane votuar qe te zhvilloje turizimin e kafeneve dhe lokaleve dhe kete duan, por vetem ne nje “Republike Bananesh” merren vendime dhe ligje qe kane mbi krye emrin e biznesmeneve duke shkaterruar cdo koncept te tregut te lire.

Vetem ne nje republike si kjo e jona sot  mund te ndryshosh gjithe strukturen e furnizimit me mallra e sherbime te institucioneve publike duke hapur kompani dhe nenkompani publike ne formen e guackave me qellim te vetem eleminimin e gares.

Ironia pastaj eshte se del dhe flet e mban leksione per tregun e lire qe nuk nderhyn dot shteti kur vjen fjala per rritjen e cmimeve- dhe pse shteti ka institucione qe duhet te luftojne monopolet dhe te rritin konkurrencen.

Nese do qe te marresh vendime te drejta qofte dhe duke patur qasjen driteshkurter se vendi do zhvilllohet duke dhene toke falas per te hapur lokale, duhet qe te hapesh GARE. Kush ofron me shume investim, punesim dhe ndarje fitimi me shtetin, kush ka plan biznesi me te mire dhe jep impakt ekonomik me te madh ne zone, ai duhet ta marre. Jo njeri qe ti thua se eksporton ne Japoni dhe tjetri qe te rastisi komshi ne Surrel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *