12 Shtator, 2026

Rama në Gjirokastër për shkrirjen e Memaliajt, Këlcyrës dhe Libohovës, memaliotët gati të zënë rrugë të mos kalojë

 Rama në Gjirokastër për shkrirjen e Memaliajt, Këlcyrës dhe Libohovës, memaliotët gati të zënë rrugë të mos kalojë

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Gjirokastër për një takim me anëtarë të këshillave bashkiak të Memaliajt, Këlcyrës e Libohovës, tre bashkive të qarkut që pritet të shkrihen nga reforma territoriale.

Takimi mësohet se do të zhvillohet në kinoteatrin “Zihni Sako”.

Rama do të shoqërohet nga drejtuesja politike e PS në këtë qark, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Komisionit të Posacëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.

Në variantin e propozuar nga PS, Libohova i bashkohet Gjirokastrës, Memaliaj, Tepelenës dhe Këlcyra, Përmetit. Shkrirja e këtyre tre bashkive është kundërshtuar nga banorët.

Memaliotët raportohet se do t’i bllokojnë rrugën Ramës, në shenjë proteste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *