12 Shtator, 2026

Xhafaj-Spiropali-Braçe sfidojnë Edi Ramën

 Xhafaj-Spiropali-Braçe sfidojnë Edi Ramën

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, për të dytën premte radhazi, kanë nisur në terren edhe takimet e deputetëve të Partisë Socialiste, në kuadër të “Pranisë Besnike”. Kjo nismë sipas kryeministrit, ka si synim dëgjimin e problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve.

Por duket se jo të gjithë në Partinë Socialiste e kanë respektuar urdhrin e Ramës, pasi ka pasur deputetë që nuk kanë zhvilluar takime edhe këtë të premte. Mes tyre është ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, e cila nuk ka publikuar asgjë për takimet e mbajtura.

Po ashtu, edhe ish-ministri dhe deputeti i Fatmir Xhafajt nuk ka publikuar ende se ku do ta aplikojë “Praninë Besnike”. Nga mbikëqyrja e rrjeteve të tij sociale, Xhafaj ka postuar vetëm një foto nga mbledhja e Komisionit që ai drejton.

Ndërsa edhe Erion Braçe, i cili thuajse gjendet çdo ditë në zonën e tij elektorale në Selitë, këtë të premte në rrjetet e tij sociale nuk ka lajmëruar ndonjë njoftim për “Praninë Besnike”.

“Prania Besnike” është nisma më e re politike e Partisë Socialiste në Shqipëri. Ajo u prezantua nga kryeministri Edi Rama në shtator të vitit 2026. Përmes saj, qytetarët “mund të paraqesin drejtpërdrejt ankesat, shqetësimet dhe kërkesat e tyre”. Ky projekt shërben si aneks plotësues i dokumentit strategjik të PS-së, të quajtur “Besa”.

Më herët, kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, bëri me dije se sot, në orën 17:00, ka nisur në të gjithë Shqipërinë “PRANIA BESNIKE” e Partisë Socialiste, e cila, sipas tij, do të zhvillohet çdo të premte, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *