12 Shtator, 2026

Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim

 Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim

Në dosjet që SPAK ka marrë nga partnerët e huaj dhe nga përgjimet e kryera vetë, janë konstatuar lidhje mes Ergys Agasit dhe izraelitit Ron Yeffet, të dy të njohur në rrethet e biznesir ai “koordinatorë” me afri të pazakontë me kryeministrin Edi Rama.

Një dokument zyrtar i publikuar nga faqja “Pamfleti” provon se Ergys Agasi e Ron Yeffet kanë bashkëpunim mes tyre. Madje edhe pas hetimit të dosjes “AKSHI”.

Katër muaj pasi Agasi ishte shpallur në kërkim, konkretisht më 23 mars 2026, Ron Yeffet krijoi kompaninë “Timak Horse Club”.

Objekti i veprimtarisë së kompanisë “Timak Horse Club” është fermë për mbarështim, rritje, trajnim, stërvitje dhe mirëmbajtje të kuajve, si dhe qendër hipizimi, import-eksport të kuajve, etj.

Këtë fermë kuajsh dhe qendër hipizmi,  Ron Yeffet e ka krijuar në kompleksin turistik “Equos Resort” në Petrelë të Tiranës në pronësi të Ergys Agasit.

A është rastësore që kompania është krijuar më datë 23 mars 2026 pra, 4 muaj pasi Ergys Agasit iu caktua masa e arrestit dhe shpallja në kërkim; ndërsa regjistrimi në QKB u bë më datë 7 prill 2026; dy javë para se SPAK të bënte sekuestrime në kompleksin “Equos Resort” të Ergys Agasit?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *