Vatikani nis procedurat për shenjtërimin e Agron Shehajt në të gjallë, si i vetmi politikan i ndershëm
Pasi kaloi pak kohë duke denoncuar korrupsionin, oligarkët dhe politikanët e pasur, Agron Shehaj ka shpallur zyrtarisht veten të vetmin politikan të pastër në Shqipëri, duke i dhënë fund një procesi verifikimi të kryer me rigorozitet nga vetë Agron Shehaj.
Lajmi ka mbërritur menjëherë në Vatikan, ku procedurat për shenjtërimin e tij kanë nisur pa pritur formalitetin tradicional të vdekjes.
“Zakonisht duhen dy mrekulli. Por të jesh kryemilioner, politikan dhe të bindësh veten se je hero i popullit, na mjafton,” sqaroi komisioni i shenjtorëve.