12 Shtator, 2026

Si mori “Eskobari i Ballkanit”, tokat e fshatrave në Përmet (me ndihmën e Qeverisë)

 Si mori “Eskobari i Ballkanit”, tokat e fshatrave në Përmet (me ndihmën e Qeverisë)

Dy kontrata të firmosura nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2016, që drejtohej nga Edmond Panariti i LSI, i japin në përdorim toke shtetërore Bashkim Balilajt, vëllai i “Eskobarit të Ballkanit”, Klemend Balili.  Gjithçka nis nga një vendim i Këshillit të Ministrave me numër 1103 datë 28.12.2015 “Për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga ministria e arsimit dhe sportit te Ministria e Bujqësisë, zhvillimit rural dhe administrimit të ujërave, të sipërfaqes së tokës bujqësore 21.4 ha, zona kadastrale 1323, fshati Buronjë, Delvinë”.

Bëhet fjalë për 21.4 hektarë tokë në fshatin Buronjë të cilat jepen me qira për 90 vjet. Qiramarrësi është Shoqëria Balili-KO sh.p.k me përfaqësues Bashkim Balilin i cili është vëllai i Klemend Balilit.

Dy muaj më vonë pas nënshkrimit të kontratës së parë Ministria e Bujqësisë firmos për një kontratë të dytë.

Kontrata mban datën 06.07.2016 dhe është lidhur me kompaninë Alb Universal 95 për dhënie toke shtetërore 90.466 hektarë në fshatin Piskovë në Përmet.

Edhe kjo kontratë është lëshuar për 90 vjet dhe si qiramarrës mban firmën e Xhesjana Ballacit.

Nëse shikojmë deklarimin në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompania Alb Universal 95 është krijuar nga 21 vjeçari Albin Balili djali Bashkim Balilit nënshkrues i kontratës së parë.

Por disa muaj pas krijimit të kësaj kompanie Albin Balili më 22.01.2016 ia kalon 100% të aksioneve Xhesjana Ballacit, tashmë ortake e vetme e kësaj kompanie me 100% të aksioneve.

Për të dyja kontratat Ministria e Bujqësisë thotë se këto dy kompani janë shpallur fituese të një konkursi.

Por deputeti Erjon Brace gjatë seancës parlamentare u shpreh se “këto dy toka janë shpërndarë vetëm me qëllime partiake dhe elektorale”.

Mësohet se nuk ka një vendim nga Këshilli i Ministrave për dhënien me qira të këtyre tokave, por ka vetëm dy kontrata noteriale të lidhura mes qiradhënësit Ministria e Bujqësisë dhe qiramarrësit, në këtë rast, familjarë të Klement Balilit.

Për të dyja kontratat Ministria e Bujqësisë thotë se këto dy kompani janë shpallur fituese të një konkursi.

Por deputeti Erjon Brace gjatë seancës parlamentare u shpreh se “këto dy toka janë shpërndarë vetëm me qëllime partiake dhe elektorale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *