12 Shtator, 2026

Akuzat se e mban me lekë dhe makina luksoze “i forti” nga Lazarati, reagon modelja e njohur

 Akuzat se e mban me lekë dhe makina luksoze “i forti” nga Lazarati, reagon modelja e njohur

Gazetari Elton Tozaj ka thënë se modelja e njohur Hati, është e lidhur me një djalë nga Lazarati, që e mban me lekë dhe me makina të shtrenjta.

Sipas tij, ai jep makina me qira, ndërkohë që nuk ka bërë me dije identitetin e tij dhe nëse ka biznese të tjera.

Hati është një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale dhe edhe pse shfaqet si besimtare e devotshme me shami, ajo reklamon jetën luksoze, me super makina dhe udhëtime në vendet më të shtrenjta në botë.

Pas akuzave të gazetarit Tozaj, ajo ka reaguar më një video në rrjetet sociale.

Hati (emri i gjatë i saj Hatixhe Brika), thotë në reagimin e vet, se nuk e mban askush me lekë.

Ajo mohon edhe që makina të jetë e dikujt tjetër.

Hati ka nxjerrë lejen e qarkullimit, duke thënë se makinën e ka në emrin e vet dhe nuk është e vërtetë që i aka lënë në përdorim, “i forti” nga Lazarati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *