5 muaj sheshi në qendër të Përmetit i shqyer dhe rrethuar
Aktivisti Anesti Jance ka denoncuar gjëndjen e sheshit në qendër të qytetit të Përmetit.
“Gjithçka çdo punim që bëhet në qendër të qytetit duhet bërë sa më parë. Nuk e di punohet apo jo?
Në daten 17.7.26, kur kam bërë edhe foton përgjigjia ishte deri sa të fillojë festival Nona do ketë mbaruar lapidari vetem. Pas festivalit do fillojë sheshi e shkallët pra rreth e rrotull.
Ka kërkesë llogarie apo është lenë pa afat. Uroj të përshpejtohen punimet”, shkruan ai.
Punimet për restaurimin e bustit të “Ushtarit të panjohur” dhe sheshit para tij, kanë rreth 5 muaj që kanë nisur.
Por, ato pa asnjë shpjegim, janë ndërprerë në mes dhe askush nuk po punon më.
Me sa duket presin të freskohet koha!