Edi Rama shkarkon ministrin e Brendshëm, ja kush e zëvendëson
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Besfort Lamallarin nga detyra e ministrit të Brendshëm.
Në vend të tij, si ministër i ri i Brendshëm emërohet Ervin Demo.
Demo deri më sot mbante detyrën e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, detyrë që siç la të kuptohet Rama, ai di ta kryejë ende, bashkë me atë të ministrit të Brendshëm.
Lamallari e ka marrë detyrën në mars 2026, ndërsa më parë ishte ministër Drejtësie.
Emri i tij përflitej prej kohësh, se do të shkarkohej nga Rama.