Kush i vodhi 160 mijë dollarët që u dhuruan për nënën File dhe djalin e saj të sëmurë?!
File Bulku dhe djali i saj 19-vjeçar me çrregullime të spektrit autik, prekën zemrat e shqiptarëve gjatë protestës së qytetarëve, e zhvilluar më 23 korrik para Parlamentit, ku u prekën nga gazi lotsjellës dhe spraji me piper i përdorur nga Policia gjatë protestës.
Të përfqafuar, të përlotuar dhe të frikësuar…kjo ishte pamja e nënës me djalin e saj.
Pas pamjeve të publikuara një fushatë në platformën GoFundMe u hap për mbështetjen e familjesj, vala e solidaritetit u dyfishua duke e çuar shumën e mbledhur mbi 160 mijë dollarë.
Arjan Koçi një nga protestuesit qendrestar në një reagim të tij, ai kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur me rreth 160 mijë dollarët që janë mbledhur për këtë rast dhe nëse këto para i janë dorëzuar familjes për të cilën u kërkuan donacionet.
“Kam dhuruar mbi 10 mijë dollarë. Dua të di çfarë ndodhi me 160 mijë dollarët që u mblodhën për Nëna Filen”, është thelbi i pyetjes së qytetarit.
Edhe qytetarë të tjerë që kanë kontribuar kërkojnë, transparencë të plotë mbi shumën e mbledhur, mënyrën se si janë administruar donacionet dhe destinacionin e tyre.