11 Shtator, 2026

Feliks Hodaj, “sherifi” që shantazhon Sarandën dhe punonjësit e Policisë

 Feliks Hodaj, “sherifi” që shantazhon Sarandën dhe punonjësit e Policisë

Nga Arben Llangozi, avokat

Feliks Hodaj është shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë që, në vend të garantojë siguri, transparencë dhe respekt për ligjin, vijon të përballet të ushtrojnë presion dhe shantazh ndaj qytetit dhe vetë punonjësve të Policisë.

Feliks Hodaj ishte arkitekti i planit për të më futur armë në automjet, me qëllim hakmarrjeje dhe për të më implikuar penalisht.

Zoti Feliks, ky plan nuk ishte vetëm djallëzor, por kriminal. Mos ushtro presion dhe mos shantazho punonjësit e Komisariatit të Sarandës që denoncojnë aferat e tua kriminale. Ky reagim nuk është kundër Policisë së Shtetit, por në mbrojtje të efektivëve të ndershëm që nuk pranojnë të bëhen pjesë e urdhrave të paligjshëm.

Mos harro se nuk ke përballë ata që shesin hashash në shëtitoren e Sarandës apo njerëz që mund të tremben me uniformë, presion dhe skenarë të montuar.

Sa për oficerin tënd të besuar Margil Guri, pyete kur të kesh kohë se çfarë pune ka bërë në Spanjë dhe le të dalë gjithçka në dritë.

Mesazhet e publikuara tregojnë një komunikim ku Feliks Hodaj kërkon të mësojë se kush nxjerr informacione nga komisariati për personat që shoqërohen dhe se si këto të dhëna mbërrijnë te avokatët dhe gazetarët.

Për mendimin tim, ky komunikim përbën presion dhe shantazh ndaj punonjësve të ndershëm që refuzojnë të heshtin për atë që ndodh brenda Komisariatit të Sarandës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *