Skandali që shokoi krejt vendin!
Nga Era Makoçi
Shokohet opinioni publik pasi “Vetulla TV” godet serish me denoncimin e skandalit te fundit:
Nje shoqeri aksionare, kunder cdo perfytyrimi, rezulton te funksionoje ne baze te nje skeme zoterimi… AKSIONESH!!!
Po prit, se ka edhe me.
Ca aksionere te shoqerise zoterojne 49 perqind, e ca te tjere na del qe zoterojne… qe zoterojne…
(Ok. S’di a je gati, o lexues, per kete bombe. Nese je ne kembe, ulu. Nese je ulur, merr nje gote raki, ca ullinj e speca turshi, se kjo eshte tronditese!)
…ca te tjere zoterojne plot 51%!!!
Po prit se ka dhe me.
Kjo shoqeria aksionare importon pjese kembimi nga jashte, i monton dhe pastaj…
(Mbahuni ketu, ju lutem! Keni perballuar kaq shume ne jete. Mos e lini kete lajm shokues t’ju beje per psikiatri.)
…dhe pastaj, pasi krijon nje produkt te perfunduar me pjese kembimi, ca te importuara e ca jo, E SHET ATE PRODUKT NE TREG!!!
S’behet ky vend!
(“Grua, mbaroje dreqin ate papagallin me buke peshku qe s’po e bitis ka dy jave, futi nje shkop aty ku duhet—qe te kemi nga ta mbajme, de—dhe te dalim ne bulevard! Tani! Nuk durohet me kjo hata! Mjere populli c’po heq!”)