“Ça t’iu bëj gjo***ve të mi” – Këngëtarja e njohur shqiptare revoltohet nga komentet e meshkujve
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj komenteve dhe gjykimeve që merr për format e saj trupore.
Në një postim në platformën X (ish-Twitter), ajo ka treguar hapur frustrimin e saj për vështirësitë me të cilat përballet si një vajzë me trup më të mbushur.
Ajo ka vënë theksin te paragjykimet që ekzistojnë për vajzat me linja si të sajat, duke theksuar se është shumë më e vështirë për to të vishen si të dëshirojnë pa u etiketuar në mënyrë negative.
Sipas Bebe, sa herë që ajo zgjedh të veshë diçka të ngushtë, menjëherë shihet si provokuese, duke aplikuar standarde të dyfishta në krahasim me trupat e tjerë.
Këngëtarja nuk ka ngurruar të shprehë bezdinë e saj nga reagimet e padëshiruara që merr në rrjetet sociale, duke sqaruar se dëshira e një vajze për t’u veshur seksi nuk nënkupton kërkimin e vëmendjes së meshkujve.
Me një dozë ironie e humori, Bebe Rexha ka propozuar krijimin e një rrjeti të ri social të dedikuar vetëm për vajzat dhe personat gej, si një mënyrë për të shmangur ngacmimet dhe komentet e padëshiruara.
“Nuk di çfarë të bëj me gjoksin tim. Janë bërë kaq të mëdhenj dhe i urrej meshkujt heteroseksualë në komentet e mia, që vijnë vetëm për këtë, por nga ana tjetër, një vajzë sërish dëshiron të vishet seksi.
Nuk e di, na duhet një aplikacion vetëm për vajza dhe gej”, ka shkruar Bebe Rexha në postimin e saj.