11 Shtator, 2026

Për fat kemi Batonin…

 Për fat kemi Batonin…

Nga Blerim Latifi

Çdo vend ka teoritë e veta konspirative dhe kulturën e vet të paranojës. Edhe ne nuk bëjmë përjashtim.

Teoria jonë kombëtare e konspiracionit ka një emër: Baton Haxhiu.

Kushdo në këtë vend, kur përballet me ndonjë vështirësi e dështim, nuk ka nevojë të lodhet shumë duke kërkuar shkaqet. E ka përgjigjen gati: Batoni!

Ky është njeriu misterioz që, sipas kësaj teorie, tërheq fijet e të gjitha telasheve tona.

Një lloj regjisori  që kontrollon politikën, zgjedhjet, qeverinë, opozitën, ekonominë, mediat dhe, me sa duket, edhe fatin e keq.

Pse po rriten çmimet? Batoni.

Pse qeveria nuk i mbajti premtimet? Batoni.

Po dështimet ndërkombëtare të Kosovës? Batoni.

Pse humbi zgjedhjet partia? Batoni.

Po bie ekonomia? Batoni.

U prish moti? Pritni, se ndoshta edhe këtu ka gisht Batoni.

Madje, nëse na bie interneti, mos u habisni po të dalë dikush e të thotë se Batoni e ka hequr kabllën  nga rryma.

Te na rrojë pra Batoni!

Se nuk bëjmë dot pa të.

Falë tij kemi komoditetin për të mos u lodhur duke menduar dhe përgjigjet e gatshme për shkaqet e halleve tona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *