Vizita e Berishës në SHBA, Balliu dhe Këlliçi zbulojnë se çfarë po ndodh: Nuk na nxënë sallat, ka shumë që duan ta takojnë
Dy deputetët demokratë, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu,të cilët janë pjesë e delegacionit që po shoqëron Sali Berishën në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë folur së fundmi nga përtej oqeanit.
Në një lidhje direkt për News 24 nga ambientet e një prej sallave në New York, ku dhe kreu i të djathtës shqiptare do të mbajë sot takimin me shqiptarët e diasporës, kanë bërë të ditur se këta të fundit i kanë shprehur një mbështetje të jashtëzakonshme Sali Berishës.
Këlliçi tha se të shumtë kanë qenë ata shqiptarë të cilët kanë dashur të takojnë ish-kryeministrin.
“Berisha është shqiptari më me influencë në SHBA. Nuk na nxinin sallat, kanë ardhur shumë njerëz që të takojnë Berishën”, tha ai, teksa më tej theksoi se shqiptarët janë shprehur kundër qeverisë së Edi Ramës.
“Janë të shqetësuar që si ka mundësi që Rama është akoma kryeminsitër. Si një njeri i lidhur me krimin është akoma kryeministër. Të gjithë dëshirojnë largimin e tij”, tha deputeti ndër të tjera.
Ndërkohë që kolegu i tij, Klevis Balliu, u shpreh se ky udhëtim i Sali Berishës në tokën amerikanë është udhëtimi i shpresës për Shqipërinë.
“Ky është udhëtimi i shpresës për Shqipërinë atje ku e ka vendin te demokracia e parimeve perëndimore vlerave dhe jo të karteleve të Edi Ramës. Ky udhëtim histori ke çon Shqipërinë dhe PD drejt fundit politik të Edi Ramës”, tha Balliu.