E ardhmja e Shqipërisë në dorë të… Le Pen
E ardhmja europiane e Shqipërisë varet nga zgjedhjet e 2027 në Francë.
Nëse fiton Le Pen jo vetëm që do t’i themi lamtumirë futjes në BE, por premtimi i saj për braktisjen e Ukrainës dhe lënien dorë Rusisë të bëjë ç’të doje do të sjellë rrëmujë dhe në Ballkan nga Serbia e mbështetur nga një Rusi fitimtare në Ukrainë.
Në të njëjtën kohë do ketë një shkatërrim praktik të NATO në atë formë që e njohim që mund të sjellë dhe probleme në një Shqipëri që është zero në ushtri.
Ndërkohë propaganda pro-ruse në Shqipëri ka kohë që i bie tezës se Ukraina duhet të japë territor se pastaj Rusia do njohë Kosovën. Një gënjeshtër e ndyrë por që ka zënë vend në një pjesë të shoqërisë shqiptare.
Po të njëjtët propagandiste pro-ruse thonë se nuk ka çfarë na duhet BE, një idiotësi aq e madhe për tu thënë nga një shtet 2 milionë banorë që varet nga të ardhurat që vijnë nga BE, siç varej dikur nga Rusia e më pas nga Kina.. Se me aq kapacitete që kemi nga diku do varemi.
Për këta gënjeshtarë apo budallenj ne nuk duhet të futemi në BE, por e kanë më siklet të thone atë gjë ku çon kjo patrullë.. Në prehrin e Rusisë dhe të Kinës.
Pra nuk është e rastit që të njëjtët njerëz që janë kundër Ukrainës janë dhe kundër futjes në BE.
Të dyja janë pjesë e axhendes perandorake ruse dhe këta të shitur apo budallenj janë të gatshëm të bëjnë rolin e tyre në realizimin e ëndrrave perandorake ruse.
E gjitha kjo e mbështjellë me një propagande “sovranizmi” të thuash ti se kemi dominuar botën 3000 vjet dhe mund ta bëjmë përsëri.
Duke harruar apo duke mashtruar për çfarë realisht jemi dhe në çfarë pozicioni duhet të jemi duke patur parasysh historinë, kulturën dhe potencialin ekonomik dhe njerëzor të Shqipërisë. (Endri Tafani)