SKANDALI në Përmet: Bllokohet qendra dhe rruga kryesore e qytetit, të hajë darkë Bajram Begaj
Mbrëmjen e djeshme në Përmet ka mbërritur presidenti Bajram Begaj.
I shoqëruar nga një grup njerëzish, familjarë, por dhe kryebashkiakja Alma Hoxha dhe prefektja e Qarkut, ai ka darkuar në një prej restoranteve kryesorë rë qytetit.
Por, që të darkonte i qetë, Policia ka bllokuar gjithë qendrën dhe rrugën kryesore, duke mos lejuar kalimin e automjeteve.
Nuk dihet se kush e ka paguar darkën e Begajt, por kjo arroganca e politikanëve tanë, që bllokojnë dhe rrugët për të darkuar, është e tepërt.
Aq më tepër kur kjo ndodh në qytetin më të qetë dhe të kulturuar të vendit, ku nuk shqetëson askush edhe mizën, jo më presidentin e vendit, që mbrohet dhe shoqërohet nga dhjetëra persona dhe makina.
1 Comment
E pse është skandal? Presidenti duhet të ruhet nga policia, eskorta, nuk është njeri dosido…