Mirela Kumbaro “djeg” Flamur Golemin, ja dy kandidatët e përfolur për Bashkinë e Gjirokastrës
Mirela Kumbaro duket se ka djegur Flamur Golemin, që me shumë mundësi nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme vendore, që pritet të mbahen pas disa muajsh.
Dy emra po përmenden në kampin socialist si kandidatë të mundshëm për drejtimin e Bashkisë Gjirokastër janë Albana Hasanaj dhe Piro Dhima.
Sipas burimeve, Albana Hasanaj, aktualisht prefekte e Qarkut Gjirokastër, dhe Piro Dhima, deputet i PS-së për qarkun, janë ndër emrat që po diskutohen për garën e ardhshme për kryetar të Bashkisë Gjirokastër.
Deri tani, bëhet fjalë për emra të përfolur dhe jo për një kandidaturë të konfirmuar zyrtarisht nga Partia Socialiste.
Piro Dhima është aktualisht deputet i PS-së në Qarkun Gjirokastër, ndërsa Albana Hasanaj mban detyrën e prefektes së Qarkut.