11 Shtator, 2026

Antena që ka alarmuar qytetarët e Përmetit, reagon Alma Hoxha

 Antena që ka alarmuar qytetarët e Përmetit, reagon Alma Hoxha

Kryebashkiakja e Përmetit ka reaguar pas vendosjes së një antene tek godina e Postës, që ka alarmuar qytetarët.

Sipas saj, antenna i përket One Albania.

Ajo thotë se nuk ka rrezik për rrezatimin e qytetarëve, nga kjo antenë.

Reagimi i Alma Hoxhës

Të nderuar qytetarë,

Në përgjigje të shqetësimit  të shprehur nga banorët e lagjes “Partizani” , Ju bëjmë me dije se struktura e vendosur mbi ndërtesën në pronësi të One Albania (ish-Albtelecom) është vendosur në përputhje me legjislacionin në fuqi, Ligji Nr.107/2014 datë 31.07.2014,”Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, VKM Nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” ,miratuar me Vendim Nr.2484/2 datë 11.08.2026 si strukturë e përkohshme.

Gjithashtu, përpara miratimit të saj janë marrë mendimet dhe miratimet e institucioneve kompetente, sipas procedurave ligjore.

Pjesë e dokumentacionit të depozituar në bashki është edhe Akt-Miratimi nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet, i cili në mbledhjen e datës 29.05.2026 ka miratuar stacionin bazë të kompanisë One Albania me vendodhje , rruga “Elena Gjika” Përmet.

Institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara për të garantuar sigurinë dhe transparencën ndaj qytetarëve.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *