Edi Rama do emërojë Grida Dumën zv.kryeministre?
Këto ditë është duke u folur shumë për ndryshime në Qeveri.
Edhe pse askush nuk ka ndonjë informacion të saktë, përmenden emra të shumtë të atyre që mund të ikin dhe atyre që mund të vijnë.
Por drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka bërë një deklaratë të fortë.
Sipas tij, Edi Rama pritet të emërojë zv.kryeministre, ish-deputeten e PD-së, tashmë moderatore në Top Channel, Grida Duma.
Së fundmi, ka pasur raportime se kjo e fundit është zënë me Lori Hoxhën dhe e kanë përzënë nga Top Channel.
Lajm që ende nuk është konfirmuar, por ndërkohë Lela, me ironi thotë se vendin e Dumës në Top Channel, mund të marrë pikërisht Belinda Balluku.