Diplomatët e huaj që u bënë miliarderë në Shqipëri, falë Ramës
Nga Gëzim Seferi
A nuk na është shitur vite me radhë përralla se elita diplomatike ndërkombëtare e mbështeste këtë qeveri për shkak të “reformave”, “demokracisë” dhe “vlerave perëndimore”??
Po sikur t’i marrim këta personazhe njëri pas tjetrit, në mënyrë kronologjike, dhe të shohim sesi historia e tyre bëhet shumë më interesante?
𝐊𝐔𝐒𝐇 𝐏𝐑𝐄𝐉 𝐓𝐘𝐑𝐄 𝐃𝐎𝐋𝐈 𝐍𝐆𝐀 𝐒𝐊𝐄𝐍𝐀 𝐏𝐀 𝐒𝐊𝐀𝐍𝐃𝐀𝐋, 𝐇𝐄𝐓𝐈𝐌, 𝐀𝐊𝐔𝐙Ë, 𝐊𝐎𝐍𝐅𝐋𝐈𝐊𝐓 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐑𝐄𝐒𝐈, 𝐃𝐎𝐑Ë𝐇𝐄𝐐𝐉𝐄 𝐀𝐏𝐎 𝐑𝐑Ë𝐙𝐈𝐌 𝐏𝐎𝐋𝐈𝐓𝐈𝐊?
Le t’i marrim me radhë.
𝐕𝐈𝐓𝐈 𝟐𝟎𝟏𝟑 | 𝐓𝐎𝐍𝐘 𝐁𝐋𝐀𝐈𝐑
Këshilltari i parë “falas” i Rilindjes dhe njeriu që do t’i hapte qeverisë së re dyert e botës.
Por fjala “falas” bëhet interesante kur shikon pjesën tjetër të historisë.
Ndërkohë që Tony Blair këshillonte pa pagesë qeverinë Rama, 𝐎𝐌𝐍𝐈𝐀 𝐒𝐓𝐑𝐀𝐓𝐄𝐆𝐘, studioja ligjore dhe e konsulencës e themeluar dhe drejtuar nga bashkëshortja e tij, 𝐂𝐇𝐄𝐑𝐈𝐄 𝐁𝐋𝐀𝐈𝐑, kishte marrëdhënie profesionale me shtetin shqiptar.
Vetë Ministria shqiptare e Drejtësisë deklaronte se Omnia kishte ndërmarrë “një sërë projektesh” në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.
Studioja e Cherie Blair u kontraktua edhe për konsulencë lidhur me konfliktin me 𝐁𝐀𝐍𝐊𝐄𝐑𝐒 𝐏𝐄𝐓𝐑𝐎𝐋𝐄𝐔𝐌.
Më vonë, Cherie Blair dhe ekipi i Omnia Strategy përfaqësuan Republikën e Shqipërisë edhe në arbitrazhin ndërkombëtar 𝐇𝐘𝐃𝐑𝐎/𝐁𝐄𝐂𝐂𝐇𝐄𝐓𝐓𝐈.
Vetë Omnia e ka përshkruar Shqipërinë si 𝐊𝐋𝐈𝐄𝐍𝐓 𝐀𝐅𝐀𝐓𝐆𝐉𝐀𝐓Ë.
Pra…
𝐓𝐎𝐍𝐘 𝐁𝐋𝐀𝐈𝐑 𝐈𝐒𝐇𝐓𝐄 “𝐅𝐀𝐋𝐀𝐒”.
𝐒𝐓𝐔𝐃𝐈𝐎𝐉𝐀 𝐄 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊Ë𝐒𝐇𝐎𝐑𝐓𝐄𝐒 𝐒Ë 𝐓𝐈𝐉 𝐊𝐈𝐒𝐇𝐓𝐄 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏Ë𝐑𝐈𝐍Ë 𝐊𝐋𝐈𝐄𝐍𝐓.
Kjo nuk provon se njëra ishte pagesë për tjetrën.
𝐏𝐎𝐑 𝐄 𝐁Ë𝐍 𝐒𝐇𝐔𝐌Ë 𝐌Ë 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐑𝐄𝐒𝐀𝐍𝐓𝐄 𝐏Ë𝐑𝐑𝐀𝐋𝐋Ë𝐍 𝐄 “𝐊Ë𝐒𝐇𝐈𝐋𝐋𝐓𝐀𝐑𝐈𝐓 𝐅𝐀𝐋𝐀𝐒”.
Dhe historia nuk mbaron këtu.
Vite më vonë, 𝐏𝐀𝐍𝐃𝐎𝐑𝐀 𝐏𝐀𝐏𝐄𝐑𝐒 zbuluan se Tony dhe Cherie Blair kishin blerë një godinë prej 6.5 milionë paundësh duke blerë kompaninë offshore që e zotëronte.
Transaksioni ishte i ligjshëm, por kjo mënyrë blerjeje bëri që të kursenin rreth 312 mijë paund taksë prone.
𝐍𝐉Ë 𝐍𝐆𝐀 𝐍𝐉𝐄𝐑Ë𝐙𝐈𝐓 𝐐Ë 𝐍𝐀 𝐄𝐑𝐃𝐇𝐈 𝐓Ë 𝐍𝐀 𝐌Ë𝐒𝐎𝐍𝐓𝐄 “𝐐𝐄𝐕𝐄𝐑𝐈𝐒𝐉𝐄𝐍 𝐌𝐎𝐃𝐄𝐑𝐍𝐄”, 𝐑𝐄𝐙𝐔𝐋𝐓𝐎𝐈 𝐕𝐄𝐓Ë 𝐏Ë𝐑𝐅𝐈𝐓𝐔𝐄𝐒 𝐈 𝐍𝐉Ë 𝐌𝐄𝐊𝐀𝐍𝐈𝐙𝐌𝐈 𝐎𝐅𝐅𝐒𝐇𝐎𝐑𝐄.
𝐕𝐈𝐓𝐈 𝟐𝟎𝟏𝟒 | 𝐑𝐎𝐌𝐀𝐍𝐀 𝐕𝐋𝐀𝐇𝐔𝐓𝐈𝐍
Ambasadorja e BE-së në Tiranë në vitet kur Shqipëria po hynte në epokën e kanabizimit masiv dhe diplomacia europiane vazhdonte të fliste për “progres”.
Pastaj shpërtheu historia e rezidencës së Delegacionit të BE-së në 𝐑𝐎𝐋𝐋𝐈𝐍𝐆 𝐇𝐈𝐋𝐋𝐒, me vlerë rreth 1.6 milionë euro.
Çështja arriti deri në institucionet europiane dhe ngriti pikëpyetje për çmimin, procedurën e prokurimit dhe mënyrën si ishte realizuar blerja.
BE-ja mbrojti procedurën dhe nuk pati dënim penal ndaj Vlahutin.
𝐏𝐎𝐑 𝐍𝐉Ë 𝐍𝐆𝐀 𝐅𝐘𝐓𝐘𝐑𝐀𝐓 𝐐Ë 𝐍𝐀 𝐅𝐋𝐈𝐒𝐓𝐄 𝐏Ë𝐑 𝐓𝐑𝐀𝐍𝐒𝐏𝐀𝐑𝐄𝐍𝐂Ë𝐍, 𝐔 𝐆𝐉𝐄𝐍𝐃 𝐕𝐄𝐓Ë 𝐍Ë 𝐐𝐄𝐍𝐃Ë𝐑 𝐓Ë 𝐏𝐘𝐄𝐓𝐉𝐄𝐕𝐄 𝐏Ë𝐑 𝐓𝐑𝐀𝐍𝐒𝐏𝐀𝐑𝐄𝐍𝐂Ë.
𝐕𝐈𝐓𝐈 𝟐𝟎𝟏𝟓 | 𝐃𝐎𝐍𝐀𝐋𝐃 𝐋𝐔 & 𝐁𝐀𝐍𝐊𝐄𝐑𝐒 𝐏𝐄𝐓𝐑𝐎𝐋𝐄𝐔𝐌
Ambasadori që u bë fytyra publike e Reformës në Drejtësi dhe që na premtonte kapjen e “peshqve të mëdhenj”.
Ndërkohë marrëdhënia e tij me Kryeprokurorin Adriatik Llalla shpërtheu në akuza publike për presion dhe përdorimin e vizave si instrument shtrëngimi.
Dhe pastaj ishte 𝐁𝐀𝐍𝐊𝐄𝐑𝐒 𝐏𝐄𝐓𝐑𝐎𝐋𝐄𝐔𝐌.
Në korrespondencën e publikuar, Lu shprehte shqetësim për ndjekjen penale të punonjësve të Bankers dhe efektin që çështja mund të kishte mbi investimet e huaja.
Llalla shkoi më tej dhe e akuzoi publikisht Lu-në për presion mbi Prokurorinë.
Akuza e Llallës nuk është provuar nga një gjykatë.
𝐏𝐎𝐑 𝐅𝐀𝐊𝐓𝐈 𝐐Ë 𝐍𝐉Ë 𝐀𝐌𝐁𝐀𝐒𝐀𝐃𝐎𝐑 𝐍𝐃Ë𝐑𝐇𝐘𝐍𝐓𝐄 𝐃𝐈𝐑𝐄𝐊𝐓 𝐓𝐄 𝐎𝐑𝐆𝐀𝐍𝐈 𝐈 𝐀𝐊𝐔𝐙Ë𝐒 𝐏Ë𝐑 𝐌Ë𝐍𝐘𝐑Ë𝐍 𝐒𝐄𝐒𝐈 𝐏𝐎 𝐍𝐃𝐈𝐐𝐄𝐉 𝐏𝐄𝐍𝐀𝐋𝐈𝐒𝐇𝐓 𝐍𝐉Ë 𝐊𝐎𝐑𝐏𝐎𝐑𝐀𝐓Ë 𝐄 𝐇𝐔𝐀𝐉, 𝐌𝐁𝐄𝐓𝐄𝐓 𝐕𝐄𝐓Ë 𝐍𝐉Ë 𝐇𝐈𝐒𝐓𝐎𝐑𝐈.
𝐍𝐉𝐄𝐑𝐈𝐔 𝐐Ë 𝐍Ë 𝐓𝐈𝐑𝐀𝐍Ë 𝐍𝐀 𝐅𝐋𝐈𝐒𝐓𝐄 𝐏Ë𝐑 “𝐏𝐄𝐒𝐇𝐐𝐈𝐓 𝐄 𝐌Ë𝐃𝐇𝐄𝐍𝐉”, 𝐕𝐄𝐓Ë 𝐔 𝐆𝐉𝐄𝐍𝐃 𝐍Ë 𝐐𝐄𝐍𝐃Ë𝐑 𝐓Ë 𝐀𝐊𝐔𝐙𝐀𝐕𝐄 𝐏Ë𝐑 𝐏𝐑𝐄𝐒𝐈𝐎𝐍 𝐌𝐁𝐈 𝐎𝐑𝐆𝐀𝐍𝐈𝐍 𝐄 𝐀𝐊𝐔𝐙Ë𝐒.
Sot “te dhitë”.
𝐕𝐈𝐓𝐈 𝟐𝟎𝟏𝟔 | 𝐅𝐄𝐃𝐄𝐑𝐈𝐂𝐀 𝐌𝐎𝐆𝐇𝐄𝐑𝐈𝐍𝐈
Shefja e diplomacisë së BE-së që na fliste për reforma, drejtësi, institucione dhe progres europian.
Në dhjetor 2025 erdhi ironia.
𝐏𝐑𝐎𝐊𝐔𝐑𝐎𝐑𝐈𝐀 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐏𝐈𝐀𝐍𝐄, EPPO, e përfshiu Mogherinin në një hetim penal për një tender të financuar nga BE-ja.
Ajo u njoftua formalisht për akuza që përfshijnë mashtrim në prokurim, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.
Më pas dha dorëheqjen si Rektore e College of Europe.
Natyrisht prezumohet e pafajshme deri në një vendim përfundimtar të drejtësisë.
𝐏𝐎𝐑 𝐒𝐈𝐌𝐁𝐎𝐋𝐈𝐊𝐀 Ë𝐒𝐇𝐓Ë 𝐄 𝐏𝐀𝐌𝐔𝐍𝐃𝐔𝐑 𝐓Ë 𝐌𝐎𝐒 𝐒𝐇𝐈𝐇𝐄𝐓.
𝐍𝐉Ë 𝐍𝐆𝐀 𝐍𝐉𝐄𝐑Ë𝐙𝐈𝐓 𝐐Ë 𝐍𝐀 𝐉𝐄𝐏𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐊𝐒𝐈𝐎𝐍𝐄 𝐏Ë𝐑 𝐒𝐓𝐀𝐍𝐃𝐀𝐑𝐃𝐄𝐓 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐏𝐈𝐀𝐍𝐄, 𝐏Ë𝐑𝐅𝐔𝐍𝐃𝐎𝐈 𝐕𝐄𝐓Ë 𝐍Ë𝐍 𝐇𝐄𝐓𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝐏𝐑𝐎𝐊𝐔𝐑𝐎𝐑𝐈𝐒Ë 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐏𝐈𝐀𝐍𝐄.
𝐕𝐈𝐓𝐈 𝟐𝟎𝟏𝟕 | 𝐂𝐇𝐀𝐑𝐋𝐄𝐒 𝐌𝐜𝐆𝐎𝐍𝐈𝐆𝐀𝐋
Ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork.
Në kohën që mbante një nga postet më sensitive të sigurisë amerikane, mori 225 mijë dollarë cash nga një shtetas shqiptar me lidhje me qeverinë shqiptare dhe e fshehu këtë marrëdhënie nga FBI-ja.
Ai u përfshi gjithashtu në kontakte dhe çështje që prekën drejtpërdrejt politikën shqiptare.
McGonigal pranoi fajësinë në drejtësinë federale amerikane.
𝐊Ë𝐓𝐔 𝐍𝐔𝐊 𝐊𝐄𝐌𝐈 𝐌Ë 𝐎𝐏𝐈𝐍𝐈𝐎𝐍 𝐏𝐎𝐋𝐈𝐓𝐈𝐊.
𝐊Ë𝐓𝐔 𝐊𝐄𝐌𝐈 𝐍𝐉Ë 𝐈𝐒𝐇-𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐔𝐄𝐒 𝐓Ë 𝐅𝐁𝐈-𝐒Ë 𝐓Ë 𝐃Ë𝐍𝐔𝐀𝐑 𝐍𝐆𝐀 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓Ë𝐒𝐈𝐀 𝐀𝐌𝐄𝐑𝐈𝐊𝐀𝐍𝐄.
𝐕𝐈𝐓𝐈 𝟐𝟎𝟏𝟖 | 𝐒𝐄𝐁𝐀𝐒𝐓𝐈𝐀𝐍 𝐊𝐔𝐑𝐙
Një nga mbështetësit e fortë europianë të Shqipërisë së Ramës.
Austria mbështeste hapur çeljen e negociatave, ndërsa Kurz e priste Ramën në Vjenë me fjalët “i dashur Edi” dhe fliste për bashkëpunim të shkëlqyer politik e ekonomik.
Pastaj erdhi rënia.
Në vitin 2021 Kurz dha dorëheqjen si kancelar mes një hetimi korrupsioni dhe më pas u largua nga politika.
Në vitin 2024 u dënua në shkallë të parë për dëshmi të rreme para Parlamentit, por ky vendim u rrëzua në apel në vitin 2025.
Pra sot nuk mund të quhet i dënuar për atë çështje.
𝐏𝐎𝐑 𝐊𝐀𝐑𝐑𝐈𝐄𝐑𝐀 𝐄 𝐍𝐉𝐄𝐑𝐈𝐔𝐓 𝐐Ë 𝐏𝐀𝐑𝐀𝐐𝐈𝐓𝐄𝐉 𝐒𝐈 𝐅𝐄𝐍𝐎𝐌𝐄𝐍𝐈 𝐈 𝐑𝐈 𝐈 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐏Ë𝐒, 𝐔 𝐍𝐃Ë𝐑𝐏𝐑𝐄 𝐌𝐄𝐒 𝐇𝐄𝐓𝐈𝐌𝐄𝐕𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐊𝐀𝐍𝐃𝐀𝐋𝐄𝐕𝐄.
𝐕𝐈𝐓𝐈 𝟐𝟎𝟏𝟗 | 𝐌𝐈𝐑𝐎𝐒𝐋𝐀𝐕 𝐋𝐀𝐉ČÁ𝐊
Kryesuesi i OSBE-së në vitin e krizës së madhe politike shqiptare dhe zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Në qershor 2019 ai deklaronte se mospjesëmarrja në zgjedhje nuk ishte në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Më pas vazhdoi për vite si një nga arbitrat ndërkombëtarë të Ballkanit.
Dhe pastaj dolën 𝐄𝐏𝐒𝐓𝐄𝐈𝐍 𝐅𝐈𝐋𝐄𝐒.
Në dokumentet e publikuara në vitin 2026 u shfaqën komunikime mes Lajčák dhe Jeffrey Epstein, përfshirë biseda për gra të reja.
Lajčák mohoi çdo sjellje kriminale, por publikimi i komunikimeve pati një pasojë konkrete politike.
𝐌Ë 𝟑𝟏 𝐉𝐀𝐍𝐀𝐑 𝟐𝟎𝟐𝟔 𝐃𝐇𝐀 𝐃𝐎𝐑Ë𝐇𝐄𝐐𝐉𝐄𝐍 𝐒𝐈 𝐊Ë𝐒𝐇𝐈𝐋𝐋𝐓𝐀𝐑 𝐏Ë𝐑 𝐒𝐈𝐆𝐔𝐑𝐈𝐍Ë 𝐊𝐎𝐌𝐁Ë𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐓Ë 𝐊𝐑𝐘𝐄𝐌𝐈𝐍𝐈𝐒𝐓𝐑𝐈𝐓 𝐑𝐎𝐁𝐄𝐑𝐓 𝐅𝐈𝐂𝐎.
𝐕𝐈𝐓𝐈 𝟐𝟎𝟐𝟎 | 𝐊𝐍𝐔𝐓 𝐅𝐋𝐄𝐂𝐊𝐄𝐍𝐒𝐓𝐄𝐈𝐍
Ish-raportuesi dhe eurodeputeti që për vite na fliste nga Brukseli për reformat dhe progresin europian të Shqipërisë.
Pastaj humbi mandatin në Parlamentin Europian.
Dhe në korrik 2020, nga monitorues i Shqipërisë u bë këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
𝐀𝐑𝐁𝐈𝐓𝐑𝐈 𝐔 𝐊𝐓𝐇𝐘𝐄 𝐍Ë 𝐊Ë𝐒𝐇𝐈𝐋𝐋𝐓𝐀𝐑 𝐓Ë 𝐀𝐓𝐘𝐑𝐄 𝐐Ë 𝐃𝐉𝐄 𝐈 𝐌𝐎𝐍𝐈𝐓𝐎𝐑𝐎𝐍𝐓𝐄.
Nuk është vepër penale.
Por “dera rrotulluese” politike vështirë se ilustrohet më bukur.
𝐕𝐈𝐓𝐈 𝟐𝟎𝟐𝟏 | 𝐀𝐍𝐓𝐎𝐍𝐘 𝐁𝐋𝐈𝐍𝐊𝐄𝐍
Sekretari amerikan i Shtetit që firmosi shpalljen “non grata” të Sali Berishës dhe që në Shqipëri u trajtua pothuajse si autoriteti moral përfundimtar.
Mandati i tij përfundoi mes një përplasjeje të fortë me Kongresin për tërheqjen amerikane nga Afganistani.
Komisioni i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve rekomandoi që Blinken të shpallej në 𝐂𝐎𝐍𝐓𝐄𝐌𝐏𝐓 𝐎𝐅 𝐂𝐎𝐍𝐆𝐑𝐄𝐒𝐒, pasi nuk shkoi të dëshmonte para Kongresit, ndonëse ishte thirrur zyrtarisht dhe me detyrim ligjor.
Çështja ishte politike dhe u kundërshtua ashpër nga demokratët.
𝐏𝐎𝐑 𝐈𝐑𝐎𝐍𝐈𝐀 𝐌𝐁𝐄𝐓𝐄𝐓.
𝐍𝐉𝐄𝐑𝐈𝐔 𝐐Ë 𝐍𝐀 𝐉𝐄𝐏𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐊𝐒𝐈𝐎𝐍𝐄 𝐏Ë𝐑 𝐋𝐋𝐎𝐆𝐀𝐑𝐈𝐃𝐇Ë𝐍𝐈𝐄𝐍, 𝐏Ë𝐑𝐅𝐔𝐍𝐃𝐎𝐈 𝐕𝐄𝐓Ë 𝐍Ë 𝐏Ë𝐑𝐏𝐋𝐀𝐒𝐉𝐄 𝐌𝐄 𝐊𝐎𝐍𝐆𝐑𝐄𝐒𝐈𝐍 𝐏𝐈𝐊Ë𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓 𝐏Ë𝐑 𝐋𝐋𝐎𝐆𝐀𝐑𝐈𝐃𝐇Ë𝐍𝐈𝐄𝐍.
𝐕𝐈𝐓𝐈 𝟐𝟎𝟐𝟐 | 𝐘𝐔𝐑𝐈 𝐊𝐈𝐌
Ambasadorja që u përfshi si rrallë ndonjë diplomat tjetër në zhvillimet e brendshme politike shqiptare.
Në sektorin e energjisë promovoi hapur marrëveshjen mes Shqipërisë, ExxonMobil dhe Excelerate Energy për projektin LNG në Vlorë.
Dhe pas largimit nga diplomacia?
U bë Senior Director for International Government Relations në 𝐄𝐗𝐗𝐎𝐍𝐌𝐎𝐁𝐈𝐋.
Pikërisht kompania që kishte promovuar publikisht gjatë mandatit të saj në Shqipëri.
𝐊𝐉𝐎 𝐍𝐔𝐊 𝐏𝐑𝐎𝐕𝐎𝐍 𝐊𝐎𝐑𝐑𝐔𝐏𝐒𝐈𝐎𝐍.
Por si shembull i fenomenit që në Perëndim quhet “revolving door”, dera rrotulluese mes pushtetit publik dhe korporatave private, është një histori që flet vetë.
𝐕𝐈𝐓𝐈 𝟐𝟎𝟐𝟑 | 𝐁𝐈𝐋𝐋 𝐂𝐋𝐈𝐍𝐓𝐎𝐍
Ish-Presidenti amerikan erdhi në Tiranë për një vizitë që qeveria Rama e ktheu në spektakël shtetëror.
Por Clinton nuk u shfaq vetëm.
Pranë tij ishte vazhdimisht edhe 𝐀𝐋𝐄𝐗 𝐒𝐎𝐑𝐎𝐒.
Dhe në pamjet e asaj vizite, të paktën për mua, kishte diçka që binte menjëherë në sy.
𝐀𝐋𝐄𝐗 𝐒𝐎𝐑𝐎𝐒 𝐓Ë 𝐉𝐄𝐏𝐓𝐄 𝐏Ë𝐑𝐒𝐇𝐓𝐘𝐏𝐉𝐄𝐍 𝐄 𝐍𝐉𝐄𝐑𝐈𝐔𝐓 𝐐Ë 𝐌𝐁𝐀𝐍𝐓𝐄 𝐐Ë𝐍𝐃𝐑𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝐏𝐑𝐄𝐒𝐈𝐃𝐄𝐍𝐓𝐈𝐓, 𝐍𝐃Ë𝐑𝐒𝐀 𝐁𝐈𝐋𝐋 𝐂𝐋𝐈𝐍𝐓𝐎𝐍, 𝐈𝐒𝐇-𝐏𝐑𝐄𝐒𝐈𝐃𝐄𝐍𝐓𝐈 𝐈 𝐒𝐇𝐁𝐀-𝐒Ë, 𝐃𝐔𝐊𝐄𝐉 Ç𝐔𝐃𝐈𝐓Ë𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓 𝐒𝐈 𝐍𝐉𝐄𝐑𝐈𝐔 𝐈 𝐐𝐄𝐓Ë 𝐃𝐇𝐄 𝐈 𝐁𝐈𝐍𝐃𝐔𝐑 𝐐Ë 𝐄 𝐒𝐇𝐎𝐐Ë𝐑𝐎𝐍𝐓𝐄.
𝐍𝐉Ë 𝐏Ë𝐑𝐌𝐁𝐘𝐒𝐉𝐄 𝐑𝐎𝐋𝐄𝐒𝐇.
Rama e dekoroi Clintonin dhe vizita u përdor si një certifikatë e madhe prestigji ndërkombëtar.
Pastaj erdhën përsëri 𝐄𝐏𝐒𝐓𝐄𝐈𝐍 𝐅𝐈𝐋𝐄𝐒.
Marrëdhëniet e Clintonit me Jeffrey Epstein u rikthyen fuqishëm në debatin publik amerikan.
Në vitin 2026, Bill Clinton u detyrua të dëshmonte për më shumë se gjashtë orë para Kongresit lidhur me marrëdhënien e tij me Epstein.
𝐅𝐈𝐆𝐔𝐑𝐀 𝐐Ë 𝐍𝐀 𝐔 𝐒𝐎𝐋𝐋 𝐍Ë 𝐓𝐈𝐑𝐀𝐍Ë 𝐒𝐈 𝐂𝐄𝐑𝐓𝐈𝐅𝐈𝐊𝐀𝐓Ë 𝐏𝐑𝐄𝐒𝐓𝐈𝐆𝐉𝐈 𝐃𝐇𝐄 𝐌𝐎𝐑𝐀𝐋𝐈.
𝐕𝐈𝐓𝐈 𝟐𝟎𝟐𝟒 | 𝐄𝐌𝐌𝐀𝐍𝐔𝐄𝐋 𝐌𝐀𝐂𝐑𝐎𝐍
Ish-bankieri i Rothschild që e ka lidhur fort diplomacinë franceze edhe me interesat ekonomike të kompanive franceze.
Shqipëria është një shembull.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Macron dhe Rama pritën drejtuesit e kompanisë franceze 𝐕𝐎𝐋𝐓𝐀𝐋𝐈𝐀, e cila kishte ndërtuar parkun fotovoltaik të Karavastasë.
Ndërkohë mbi Macron rëndonte prej kohësh 𝐔𝐁𝐄𝐑 𝐅𝐈𝐋𝐄𝐒.
Një komision hetimor parlamentar francez e përshkroi marrëdhënien mes Macronit dhe Uber-it si 𝐓Ë 𝐏𝐀𝐐𝐀𝐑𝐓Ë 𝐃𝐇𝐄 𝐓Ë 𝐏𝐑𝐈𝐕𝐈𝐋𝐄𝐆𝐉𝐔𝐀𝐑.
Dhe sot?
𝐒𝐎𝐓 Ë𝐒𝐇𝐓Ë 𝐍𝐉Ë 𝐍𝐆𝐀 𝐋𝐈𝐃𝐄𝐑Ë𝐓 𝐌Ë 𝐓Ë 𝐃𝐈𝐒𝐊𝐑𝐄𝐃𝐈𝐓𝐔𝐀𝐑 𝐃𝐇𝐄 𝐌Ë 𝐓Ë 𝐔𝐑𝐑𝐘𝐄𝐑 𝐏𝐎𝐋𝐈𝐓𝐈𝐊𝐈𝐒𝐇𝐓 𝐍Ë 𝐅𝐑𝐀𝐍𝐂Ë, 𝐈 𝐆𝐉𝐘𝐌𝐓𝐔𝐀𝐑 𝐏𝐎𝐋𝐈𝐓𝐈𝐊𝐈𝐒𝐇𝐓 𝐃𝐇𝐄 𝐏𝐀 𝐌𝐀𝐙𝐇𝐎𝐑𝐀𝐍𝐂Ë𝐍 𝐐Ë 𝐃𝐈𝐊𝐔𝐑 𝐄 𝐁Ë𝐍𝐓𝐄 𝐓Ë 𝐃𝐔𝐊𝐄𝐉 𝐈 𝐏𝐀𝐓𝐇𝐘𝐄𝐒𝐇Ë𝐌.
𝐕𝐈𝐓𝐈 𝟐𝟎𝟐𝟒 | 𝐉𝐎𝐒𝐄𝐏 𝐁𝐎𝐑𝐑𝐄𝐋𝐋
Një nga përfaqësuesit e politikës së “stabilitetit para demokracisë”.
𝐌𝐁𝐀𝐉𝐓𝐈 𝐓Ë 𝐅𝐒𝐇𝐄𝐇𝐓Ë 𝐏Ë𝐑 𝐌𝐔𝐀𝐉 𝐓Ë 𝐓Ë𝐑Ë 𝐀𝐑𝐑𝐄𝐒𝐓𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐍Ë 𝐈𝐑𝐀𝐍 𝐓Ë 𝐃𝐈𝐏𝐋𝐎𝐌𝐀𝐓𝐈𝐓 𝐓Ë 𝐁𝐄-𝐒Ë, 𝐉𝐎𝐇𝐀𝐍 𝐅𝐋𝐎𝐃𝐄𝐑𝐔𝐒, duke u akuzuar se heshtjen e përdori për të mbrojtur interesat dhe kanalet politike të diplomacisë europiane me Iranin.
𝐕𝐈𝐓𝐈 𝟐𝟎𝟐𝟓 | 𝐔𝐑𝐒𝐔𝐋𝐀 𝐕𝐎𝐍 𝐃𝐄𝐑 𝐋𝐄𝐘𝐄𝐍
Ndoshta emri më i rëndësishëm që mungonte në listë.
Presidentja e Komisionit Europian ka qenë një nga mbështetëset më të forta të procesit europian të Shqipërisë dhe reformave të qeverisë Rama.
Por ndërkohë në Bruksel shpërtheu:
𝐏𝐅𝐈𝐙𝐄𝐑𝐆𝐀𝐓𝐄 — 𝐒𝐊𝐀𝐍𝐃𝐀𝐋𝐈 𝐏𝐅𝐈𝐙𝐄𝐑.
Në qendër ishin mesazhet mes Ursula von der Leyen dhe CEO-s së Pfizer, Albert Bourla, gjatë negociatave për vaksinat kundër COVID-it.
Komisioni refuzoi t’ia jepte këto mesazhe New York Times, duke thënë se nuk i kishte në posedim.
Në maj 2025, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Europian e rrëzoi vendimin e Komisionit.
Gjykata tha se shpjegimet e Komisionit kishin qenë të paqarta dhe se nuk ishte dhënë një shpjegim bindës se përse mesazhet nuk mund të gjendeshin.
Nuk është dënim penal ndaj von der Leyen.
𝐏𝐎𝐑 𝐏Ë𝐑 𝐍𝐉Ë 𝐈𝐍𝐒𝐓𝐈𝐓𝐔𝐂𝐈𝐎𝐍 𝐐Ë 𝐔 𝐊Ë𝐑𝐊𝐎𝐍 𝐕𝐄𝐍𝐃𝐄𝐕𝐄 𝐒𝐈 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏Ë𝐑𝐈𝐀 𝐓𝐑𝐀𝐍𝐒𝐏𝐀𝐑𝐄𝐍𝐂Ë, 𝐃𝐎𝐊𝐔𝐌𝐄𝐍𝐓𝐈𝐌 𝐃𝐇𝐄 𝐋𝐋𝐎𝐆𝐀𝐑𝐈𝐃𝐇Ë𝐍𝐈𝐄, 𝐒𝐈𝐌𝐁𝐎𝐋𝐈𝐊𝐀 Ë𝐒𝐇𝐓Ë 𝐒𝐏𝐄𝐊𝐓𝐀𝐊𝐎𝐋𝐀𝐑𝐄.
—
𝐒𝐈 𝐏Ë𝐑𝐅𝐔𝐍𝐃𝐈𝐌…
Gabimi është të mendosh se korrupsioni mbaron vetëm te zarfi me para.
𝐔𝐍Ë 𝐍𝐔𝐊 𝐏𝐎 𝐓𝐇𝐄𝐌 𝐒𝐄 𝐄𝐃𝐈 𝐑𝐀𝐌𝐀 𝐔 𝐊𝐀 𝐅𝐔𝐓𝐔𝐑 𝐏𝐀𝐑𝐀 𝐍Ë 𝐗𝐇𝐄𝐏 𝐆𝐉𝐈𝐓𝐇Ë 𝐊Ë𝐓𝐘𝐑𝐄 𝐍𝐉𝐄𝐑Ë𝐙𝐕𝐄.
Ajo që po them është shumë më serioze.
Gjatë gjithë këtyre viteve Rama kuptoi shumë mirë një mekanizëm të politikës ndërkombëtare.
Pas fjalëve të bukura për “demokraci”, “shtet të së drejtës” dhe “vlera perëndimore”, ekziston edhe një botë tjetër.
𝐈𝐍𝐓𝐄𝐑𝐄𝐒𝐀.
Interesa ekonomike.
Interesa energjetike.
Interesa migracioni.
Interesa gjeopolitike.
Korporata.
Kontrata.
Investime strategjike.
Territor.
Asete publike.
Influencë rajonale.
Dhe kur një qeveruc i vogël bëhet i dobishëm për këto interesa, 𝐐Ë𝐍𝐃𝐑𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐓𝐈𝐉 𝐍Ë 𝐏𝐔𝐒𝐇𝐓𝐄𝐓 𝐌𝐔𝐍𝐃 𝐓Ë 𝐕𝐋𝐄𝐉Ë 𝐌Ë 𝐒𝐇𝐔𝐌Ë 𝐒𝐄 𝐃𝐄𝐌𝐎𝐊𝐑𝐀𝐂𝐈𝐀 𝐄 𝐕𝐄𝐍𝐃𝐈𝐓 𝐐Ë 𝐀𝐈 𝐐𝐄𝐕𝐄𝐑𝐈𝐒.
Njëri fiton kontrata, akses, territor, energji, influencë apo avantazh gjeopolitik.
Tjetri fiton fotografi, deklarata, heshtje, legjitimitet dhe mbështetje ndërkombëtare.
Dhe zogjve të shqipes e gjithë kjo u shitet si:
𝐌𝐁Ë𝐒𝐇𝐓𝐄𝐓𝐉𝐄 𝐄 𝐏𝐄𝐑Ë𝐍𝐃𝐈𝐌𝐈𝐓.
𝐄 Ç𝐅𝐀𝐑Ë 𝐓𝐉𝐄𝐓Ë𝐑 𝐌𝐔𝐍𝐃 𝐓Ë 𝐐𝐔𝐇𝐄𝐓 𝐊𝐉𝐎, 𝐏Ë𝐑𝐕𝐄Ç𝐒𝐄
𝐊𝐎𝐑𝐑𝐔𝐏𝐒𝐈𝐎𝐍 𝐆𝐉𝐄𝐎𝐏𝐎𝐋𝐈𝐓𝐈𝐊?
Jo domosdoshmërisht korrupsion me zarf.
Por një sistem ku 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐑𝐄𝐒𝐈 𝐈 𝐏𝐔𝐒𝐇𝐓𝐄𝐓𝐈𝐓 𝐕𝐄𝐍𝐃𝐀𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐑𝐄𝐒𝐈 𝐈 𝐀𝐊𝐓𝐎𝐑𝐈𝐓 𝐓Ë 𝐇𝐔𝐀𝐉 𝐔𝐒𝐇𝐐𝐄𝐉𝐍Ë 𝐍𝐉Ë𝐑𝐈-𝐓𝐉𝐄𝐓𝐑𝐈𝐍.
Prandaj pyetja nuk është:
“𝐒𝐀 𝐍𝐃Ë𝐑𝐊𝐎𝐌𝐁Ë𝐓𝐀𝐑Ë 𝐁𝐋𝐄𝐔 𝐑𝐀𝐌𝐀?”
Pyetja është shumë më serioze:
𝐒𝐀 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐑𝐄𝐒𝐀 𝐓Ë 𝐇𝐔𝐀𝐉𝐀 𝐄 𝐆𝐉𝐄𝐓Ë𝐍 𝐓Ë 𝐃𝐎𝐁𝐈𝐒𝐇Ë𝐌 𝐑𝐀𝐌Ë𝐍 𝐍Ë 𝐏𝐔𝐒𝐇𝐓𝐄𝐓?
Dhe kur sot sheh se njëri përfundoi në 𝐏𝐀𝐍𝐃𝐎𝐑𝐀 𝐏𝐀𝐏𝐄𝐑𝐒, një tjetër në një skandal që arriti deri në institucionet europiane, një ish-drejtues i FBI-së 𝐍Ë 𝐁𝐔𝐑𝐆, një ish-shefe e diplomacisë europiane 𝐍Ë𝐍 𝐇𝐄𝐓𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝐄𝐏𝐏𝐎, një ish-kancelar dha dorëheqjen mes një hetimi korrupsioni, një tjetër dha dorëheqjen pas 𝐄𝐏𝐒𝐓𝐄𝐈𝐍 𝐅𝐈𝐋𝐄𝐒, ndërsa të tjerë përfunduan në përplasje me Kongresin, konflikte interesi, skandale transparence apo rrëzim politik…
atëherë e vetmja pyetje qe bëhet e pashmangshme eshte.
𝐀 𝐍𝐀 𝐌𝐁Ë𝐒𝐇𝐓𝐄𝐓Ë𝐍 𝐕Ë𝐑𝐓𝐄𝐓 “𝐕𝐋𝐄𝐑𝐀𝐓 𝐏𝐄𝐑Ë𝐍𝐃𝐈𝐌𝐎𝐑𝐄”, 𝐀𝐏𝐎 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐑𝐄𝐒𝐀𝐓 𝐄 𝐓𝐘𝐑𝐄?