11 Shtator, 2026

Vrasja e 4 të rinjve që përpiqeshin të arratiseshin në Greqi, që tronditi Shqipërinë komuniste në ’90-n

 Vrasja e 4 të rinjve që përpiqeshin të arratiseshin në Greqi, që tronditi Shqipërinë komuniste në ’90-n

23 gushti 1990, dita e vràsjes në kufi

Në orët e para të mëngjesit të datës 23.8.1990, disa rinj nga Korça bashkë me shokë të tjerë nga Erseka iu drejtuan kufirit me Greqinë në postën famëkeqe kufitare të Rehovës.

Njësiti i postës i qëlloi me aŕmë zjarri. Si pasojë, u vránë:

-Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç

-Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç

-Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç

-Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç

U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet heqje lirie.

Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça.

Trupi i Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Kufomát iu kthyen familjeve.

Ceremonia e varrimit të Petritit dhe Arturit në Korçë, u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste.

U ndaluan 12 persona. U zhvilluan disa procese gjyqësore. (Kastriot Dervishi)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *