Rama bën për ujë të ftohtë drejtorët: Jepni dorëheqjen pa u nisur unë në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim dyditor në Pogradec, që zhvillohet sot dhe nesër.
Gazetari Artin Halili, raportoi se, sipas burimeve të ndryshme, gjatë takimit është diskutuar për arritjen e objektivave nga drejtoritë dhe strukturat përkatëse.
“Në rast se nuk do të kemi arritjen e objektivave nga drejtoritë e ndryshme, mirë është që të japin dorëheqjen pa u nisur për në Tiranë”, tha gazetari, duke iu referuar informacionit të marrë nga burimet.
Sipas Halilit, nesër kryeministri, së bashku me drejtuesit e agjencive, pritet të bëjë një panoramë të proceseve që janë përcaktuar, si dhe të atyre që janë përfunduar