11 Shtator, 2026

Shkullaku dhe Bushati sulmojnë drejtoreshën e Ramës: Donte të bënte karriere me hiret e saj fizike në PD, po nuk i eci me Flamurin

 Shkullaku dhe Bushati sulmojnë drejtoreshën e Ramës: Donte të bënte karriere me hiret e saj fizike në PD, po nuk i eci me Flamurin

Portali Lapsi.al, që drejtohet nga Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, kanë bërë një shkrim të ashpër kundër Jola Hysës, ish-zyrtare e PD-së, e cila tashmë është drejtoreshë e Edi Ramës.

Sipas shkrimit në fjalë, ajo dështoi të bënte karrierë në PD, duke përdorur hiret e saj trupore.

Dhe për këtë arsye kaloi tek Rama.

Shkrimi i plotë i Lapsit

Jola Hysajn pak kush e njeh. Por ata që e kanë parë apo dëgjuar e mabjnë mend si një grua që donte të përdorte hiret e saj për të bërë karrierë politike.

Dështoi ta arrinte këtë nën dikatin e Flamurit në PD, ndonëse nuk la fjalë pa recituar nga ato që i shkruanin kundër Ramës dhe qeverisë nga tribuna e selisë blu.

Pasi nuk pati sukses gjeti vendin që i takon: në rilindje. Deri këtu nuk ka gjë të jashtëzakonshme. E ka bërë edhe Dash Sula, i cili zhveshi përpaset ironike dhe flaku domatet e patëllxhanet që shpinte në kuvend për ti zëvendësuar me një post administrate.

Po kështu dhe Jola u bë Drejtoreshë e Agjensisë së Turizmit në vend të Zana Celes.

Kur kapërceu ylberin, nga një parti te tjetra, tha se mbetej e djathtë dhe se vetë Rama i kishtë kërkuar të mos bëhej socialiste. Por ajo u bë më keq, një shërbëtore lëpirëse.

Një nga aktet e para si zyrtare e re ishte të demaskonte aktivistët e flotiljes Global Sumud Flotilla, e cila u nis nga Brindizi drejt vlorës për të protestuar kundër investimeve okulte në Sazan dhe Zvërnec.

Ajo mori urdhër të dilte ti priste aktivistët por qëllimi i saj i vërtetë ishte demaskimi i tyre. Dhe pasiu u uroi mikpritjen në Vlorë ajo botoi një tekst të gatshëm që ia kishin përgatitur ku shkruhej:

“Unë jam Jola, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë.

Po kthehem nga Vlora, ku shkova personalisht në port për të pritur delegacionin e Global Sumud Flotilla, mbërritja e të cilit ishte njoftuar në Instagram me gjithë solemnitetin që i rezervohet një ekspedite të madhe ndërkombëtare të nisur për të shpëtuar Sazanin.

….Në port, epopeja digjitale, e përcjellë madje edhe nga ANSA, u materializua në një duzinë njerëzish dukshëm të çoroditur, që ngjanin më shumë me një grup të arratisur nga shtëpia sesa me pararojën e revolucionit planetar të paraqitur në rrjetet sociale”.

Regjizoi i gjithë kësaj maskarade, Edi Rama më parë kishte bërë një postim në të njëjtën linjë:

“Ehhhhh… këta revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës si djalli temianit, po ndërkohë çoroditën dynjanë me marrëzitë e tyre.

Gjithësesi, një kompliment Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrisë së Kulturës e Turizmit për ‘pritën’ e bukur që u bënë çlirimtarëve të Sazanit”, ka shkruar Rama.

Tani, kuptohet lehtë se cili është regjizori i lëvizjeve dhe fjalëve të Jolës. Ai që pasi e yshti të distancohej nga sharjet kundër tij i dha lirinë për të mos u bërë socialiste. Por ajo u bë edhe më keq: një mërionetë e përdorshme, që pasi tradhëtoi armiqtë e brendshëm të udhëheqësit, tani po lufton edhe me ata të jashtmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *