11 Shtator, 2026

Rama nxorri videon e sherrit, Arjan Konomi: Policia më fshiu pamjet, ja pse u përplasa me kryeministrin dhe gruan e tij

 Rama nxorri videon e sherrit, Arjan Konomi: Policia më fshiu pamjet, ja pse u përplasa me kryeministrin dhe gruan e tij

Arjan Konomi ka reaguar pas kryeministri Edi Rama publikoi videon e përplasjes së tyre në Vuno.

Konomi thotë se Rama publikoi vetëm një pjesë të videos, ndërsa videon e plotë, atij ia fshiu Policia.

“Edi Rama na bëri një kakërdhi!

Mashtrues, ordiner, i ulët deri në të qenë i paskrupullt poston një fragmemt të videos që bëra unë.

Dhe me paturpësi shkruan “ja që për fat ka dhe një video tjetër”.

Të qeshësh dhe të qash. Kërkon t’u hedhë hi syve njerëzve, duke shtuar një sërë gënjeshtrash.

Videon time policia ma fshiu nga celulari dhe u sigurua por e mbajti drejtori i policisë, i cili e pa me mua dhe kuptoi dhe ai që s’kishte bullizim, por nje problem për parkimin pasi ishte gjobitur në mëngjes tërë fshati, ndërsa dy orë më pas makinat e kryeministrit dhe eskortës ishin parkuar atje ku tabela e ndalonte”, shprehet Konomi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *