11 Shtator, 2026

Beteja e fiqve në Vuno, me kryeministrit dhe gazetarit të Big Brother

 Beteja e fiqve në Vuno, me kryeministrit dhe gazetarit të Big Brother

Para dy mijë vitesh në brigjet e Palasës do të shkelte këmba e Jul Qezarit me centurionët e tij për tu përballur me ushtrinë romake të Pompeu të Madh.

Beteja të ndryshme do të zhvilloheshin në Llogara, Orikum e Apolloni për pushtetin e lavdinë e Perandorisë romake.

Kronikat e lashta të historianëve me emër si Plutarku, Apioni e Dio Casius shkruajtën me detaje për betejën e Palasës, për moralin e forcave dhe fiqtë e vendit.

Pas dy mijë vitesh pak kilometra më tutje një betejë tjetër po kaq e lavdishme u zhvillua në vendbanimin Vuno, mes kryeministrit dhe gazetarit të BB VIP, Arjan Konomi për gjobat policore dhe fiqtë.

Rojet pretoriane të KM e ngritën në Hava me gjithë fiqtë e butë të Vunoit, Konomin, duke e lidhur në birucë. Fiqtë u morën nga të pranishmit si gjest falenderimi nga Zemërgjera.

Kronikat e fundit janë më mizore për ngjarjen e Vunoi.

Komentatori Konomi paraqiti versionin e tij; ndërsa KM nxorri videon qeveritare. (Lavdrim Lita)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *