Top Channel pushon nga puna Filip Çakulin, largohet nga “Fiks Fare” pas 25 vitesh (ja kush e zëvendëson)
Emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel do ta nisë sezonin e ri televiziv me ndryshime të forta.
Drejtuesi jetëgjatë i emisionit, Filip Çakuli, do të largohet nga drejtimi i “Fiks Fare”.
Bashkë me të do të largohen edhe moderatorët Julian Deda dhe Xhemi Shehu, ndërsa ndryshimi prek edhe drejtimin gazetaresk të programit.
Kryeredaktorja aktuale, Denisa Haxhiaj, gjithashtu do të largohet nga detyra.
Në vend të saj, kryeredaktore e emisionit investigativ pritet të jetë gazetarja veterane e “Fiks Fare”, Antela Lika.
Ende nuk dihet se cilët do të jenë dy moderatorët e rinj që do të marrin drejtimin e programit. Burime për Vox News bëjnë me dije se përzgjedhjet kryesore pritet të bëhen brenda stafit të Top Channel.
Largimi i Filip Çakulit, pas një periudhe kaq të gjatë në drejtimin e programit, shënon fundin e një epoke për “Fiks Fare”.
Po ashtu, ende nuk është bërë e ditur se çfarë pozicioni do të ketë Filip Çakuli në Top Channel pas largimit nga drejtimi i “Fiks Fare”, apo do largohet përfundimisht nga ky televizion.