11 Shtator, 2026

E trishtë: Ndahet nga jeta aktorja e njohur Rezana Çeliku

 E trishtë: Ndahet nga jeta aktorja e njohur Rezana Çeliku

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 66-vjeçare aktorja e njohur shqiptare Rezana Çeliku. Mësohet që ditën e nesërme do ti jepet lamtumira e fundit nga familjarët, miqtë dhe të afërmit.

Ajo është një ndër figurat më të njohura të kinematografisë dhe televizionit shqiptar, e cila u bë e njohur për publikun gjatë viteve ’70-’80.  Ndër rolet më të spikataura të artistes, mund të përmenden “Ata ishin katër: “Shokë në një skuadre” apo “Një djalë dhe një vajzë”, ku interpretoi rolin e një centralisteje.

Personazhi i saj, që përfshihej në një lidhje me një djalë më të ri në moshë, u konsiderua për kohën një rol i guximshëm dhe ngjalli diskutime. Ky ishte edhe interpretimi i fundit i Rezana Çelikut në kinematografi.

Përfshirja e saj në notën e filmit dhe spektaklit, ishte krejt e rastësishme, pasi edhe pse nuk kishte formim profesional si aktore, ajo tërhoqi vëmendjen e regjisorëve aso kohë me pamjen e sja simpatike, elokuencën dhe natyrshmërinë.

Më herët ajo kishte bërë edhe prezantimin e disa festivaleve rinore në Televizionin Shqiptar.

Pasi u largua nga aktrimi, ajo punoi si mësuese në fshatrat e Tiranës. Më tej ajo u diplomua në Ekonomi dhe Juridik dhe vijoi karrierën në administratën publike. Ku për vite me radhë punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Publikun në Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë të dhënë në 2011, për “Unë Gruaja” në gazetën “Panorama”, ajo ndau pak për jetën e saj personale, ku tregoi se pengu më i madh i jetës së saj ishte mungesa e një fëmije, të cilin e konsideronte si thelbin e vërtetë të një familjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *