E rëndë në Sarandë: Një grua plagoset me thikë, mister rrethanat e ngjarjes
Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Delvinë, ku një grua ka mbetur e plagosur.
E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo shkaqet që çuan në plagosje. Priten detaje të tjera në vijim.