11 Shtator, 2026

Rama është në ditët më të këqija të tij, ndaj po përgatit plane djallëzore

 Rama është në ditët më të këqija të tij, ndaj po përgatit plane djallëzore

Nga Fitim Zekthi

Sa më shumë një pushtet humbet legjitimitetin, aq më shumë, veçanërisht kur është thellësisht i korruptuar, do të përpiqet të prodhojë konflikt, të krijojë situata të pazakonta, të ndërmarrë veprime dhe të kryejë akte të jashtëzakonshme, në mënyrë që të ndryshojë debatin të ndryshojë terrenin politik, të rrisë kontrollin mbi pushtetin dhe të shpëtojë veten.

Rama është në ditët më të këqija të jetës së tij politike. Legjitimiteti i tij është shkatërruar dhe ai nuk do të rresht së krijuari situata të tilla shteti bektashi është diçka e poshtër dhe djallëzore.

Kjo sajesë është padyshim kundër vendit dhe kombit, kundër Kushtetutës dhe së drejtës, kundër lirisë së besimit dhe kundër parimeve të shtetit laik.

Ajo është gjithashtu kundër vetë komunitetit bektashi. Shtetin bektashi e do Rama, si një mjet politik që mund ta ndihmojë të mbijetojë në krizën politike dhe si një koncesion ndaj njerëzve me pushtet në botë, të cilët ai shpreson se gjithashtu do ta ndihmojnë të mbijetojë.

E duan edhe të gjithë ata individë dhe entitete politike e jopolitike që kanë interesa antishqiptare, ndërsa vetë bektashinjtë nuk e duan.

Bektashinjtë shqiptarë nuk e kanë kërkuar fare një gjë të tillë. Bektashinjte jane shqiptare te fisem dhe nuk mund te kerkojne cmendurira. Përkundrazi, e kanë kundërshtuar. Vetë Baba Mondi tha se nuk dinte asgjë për të dhe se e dëgjoi për herë të parë nga Rama në OKB.

Me pas Baba Mondi, qe nuk duket se ia ka idene fare politikes,kombit, kushtetutes ra dakord ose u bind.

Ideja e shtetit bektashi eshte kunderhistorike, kunder logjikes, injorante dhe antishqiptare.

Duhet nje guxim i llahtarshem ta pohosh nje ide te tille kaq absurde dhe nje mungese e plote dijeje, turpi, sedre, morali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *