11 Shtator, 2026

Fushata e urrejtjes ndaj Avni Rustemit pas viteve ’90 dhe si u kthyen në heronj, kriminelët Esat Pasha dhe Ahmet Zogu

 Fushata e urrejtjes ndaj Avni Rustemit pas viteve ’90 dhe si u kthyen në heronj, kriminelët Esat Pasha dhe Ahmet Zogu

Nga Endri Tafani

Pas viteve 90 figura e Avni Rustemit filloi të merrte goditje duke e kthyer nga hero në kriminel te zakonshëm për faktin e vrasjes politike të Esat Pashë Toptanit.

Nga ana tjetër me të njëjtën lehtësi që Avni Rustemit hidhej në baltë për një vrasje politike, ngrihej lartë figura e Esat Pashe Toptanin që dhe ai kishte gisht ne vrasje politike si komandantin garnizonit në Shkodër, Ali Riza Pasha apo Ded Gjo Lulin etj.

Njëkohësisht Ahmet Zogu gjithashtu që kishte gisht në vrasjen e kundërshtarëve politikë si Avni Rustemit, Luigj Gurakuqi etj.

Në një histori ku të gjithë personat me sipër kanë kryer apo kanë gisht në vrasje politike me i keqi ngeli Avni Rustemit dhe të tjerët dolën të justifikuar.

Po ta shikosh me thelle problemin shikon qe personat si Esat Pasha apo Ahmet Zogu i përkisnin kastës drejtuese politike dhe vrasjet i kanë kryer kur ishin më pushtet.

Në subkoshiencen e këtij revizionimi të historisë ku i njëjti parametër (vrasja politike) trajtohet ndryshe kur je në opozitë jashtë kastës dhe ndryshe kur je në kastë dhe pushtet duket si një reminishence e regjimeve diktatoriale ku pushtetarit i falen të gjitha vrasjet politike se i bën “për të mirën e popullit” ndërkohë që opozitarit kjo kthehet në damkë, se si guxon ai të vrasë pushtetarët, kështu që patjetër është kriminel.

Kjo sindromë e Stokholmit ku pushtetari ngrihet në piedestal dhe i falen të gjitha mbisundon në një pjesë të madhe të popullsisë dhe elektorati si ata që quhen majtas si ata që quhen djathtas.

Urrejtja që mbillet për Avni Rustemin është frika që dikush që është në pushtet mund të paguajë për pasojat e veprimeve të tij politike me jetë sidomos kur prek interesat kombëtare.

Në këtë pikë e gjithë kasta politike është dakort, prandaj hidhet kaq baltë mbi Avni Rustemit dhe ngrihet lart viktima e tij pjesë e kastës politike.

Por ne duhet të jemi dakord në pikën tjetër. Shqipërisë i duhen më shumë Avni Rusteme sesa Esat Pashallare.

Politika duhet të jetë në balance dhe në per momentin jemi mbushur plot me Esate edhe për shkak të asaj propagandë që niset nga sindroma e Stokholmit dhe që kastën politike e ngre në piedestal dhe i fal të gjitha gabimet dhe krimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *