11 Shtator, 2026

Zegjineja i ble birra të moshuarit të verbër, meqë është “Dita e Humanizmit”

 Zegjineja i ble birra të moshuarit të verbër, meqë është “Dita e Humanizmit”

Në këto ditë të nxehta ku termometri tregon shifra rekord, deputetja Zegjine Çaushi ka treguar se përkushtimi ndaj popullit nuk njeh temperaturë.

Ajo ka bërë pazarin për zotin Reshat e verbër, në mënyrë që ky i fundit t’i shpëtonte rrezeve të nxehta të diellit.

Por ajo që e bën këtë gjest një shembull të papërsëritshëm humanizmi nuk është akti i ndihmës, por përzgjedhja e kujdesshme e artikujve.

Mes ushqimeve bazë si orizi dhe produkteve të higjienës si shampo, deputetja nuk harroi të mendonte edhe për dhe etjen e të moshuarit, duke përfshirë në pazar edhe dy birra të ftohta.

“Në këtë ditë të nxehtë gushti, bëra pazarin për z. Reshat, që të mos dilte në këto temperatura të larta. Duke qenë se ka probleme me shikimin, një ndihmë e vogël mund t’ia lehtësojë ditën.

Në Ditën e Humanizmit, kujtojmë se humanizmi nis nga gjestet e vogla dhe kujdesi për njëri-tjetrin.

Të kujdesesh për dikë dhe t’ia lehtësosh sadopak ditën, është një nga format më të bukura të humanizmit”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *