11 Shtator, 2026

Aksidenti tragjik në 82-n, që tronditi Përmetin: Si ra në greminë kamioni me punëtorët e ndërtimit

 Aksidenti tragjik në 82-n, që tronditi Përmetin: Si ra në greminë kamioni me punëtorët e ndërtimit

12 korrik 1982, aksident tragjik ne rrugen e Frasherit, poshte Kreshoves.

Zisi i NSHN Permet me punetoret e ndertimit dhe pasagjere hedh ne gremine 7-8 vete…

Te plagosur disa, dy viktima: vellai yne Agroni dhe ish- nxenesja konviktore ne Kelcyre, Fatime Kondi (e paharruar qofshe Fatimeja e mire)…

Me 11 korrik ndeshja e finale e Boterorit.

Vellai do ta ndiqte e festonte ne Kelcyre me shoket.

Me 12 korrik, dite e hene do te nisej per ne Frasher.

Sapo kishte mbaruar ne Korçe shkollen e ndertimit.

Punoi pak dite. Me pertim u çua. Me pishmanllek u nis.

S’i benin kembet. Valle ç’enderr pa, ç’parandjenje?

Nuk e morem vesh.

E percolli tataja, goxha rruge: “Ki kujdes bir!”

Atij i mbeti koka pas, si per te fiksuar e mbajtur ne shpirt fytyren e tatase.

Do ta merrnim vesh te fundit lajmin e kobshem.

Dita me e zeze e familjes tone.

Ishte vetem 18 vjec. Ju nderpre jeta, kur lulezonin endrrat, sa filloi pune larg ne Frasher.

Sic trgonin deshmitaret, i demtuar rende buzeqeshte.

Por s’iu dha dot ndihme. Helikopteri mberriti vone.

(Kaso Osmanaj)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *