25 Gusht, 2026

Gjenerali iranian sulmon Trumpin: Është dritëshkurtër dhe fëmijëror, mos e merrni seriozisht

 Gjenerali iranian sulmon Trumpin: Është dritëshkurtër dhe fëmijëror, mos e merrni seriozisht

Gjenerali iranian Mohammad Reza Naqdi ka sulmuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump, duke vënë në dyshim seriozitetin dhe qëndrueshmërinë e deklaratave të tij.

Në deklaratën e tij, Naqdi e cilësoi Trumpin si një president “jashtëzakonisht dritëshkurtër dhe fëmijëror”, duke argumentuar se ai nuk ka një vizion afatgjatë dhe nuk mendon për pasojat e deklaratave të tij.

“Kur thotë diçka, ai nuk mendon as për atë që do të ndodhë 24 orë më vonë”, u shpreh gjenerali iranian.

Naqdi shkoi edhe më tej në kritikën e tij, duke thënë se deklaratat e presidentit amerikan nuk kanë bazë dhe as qëndrueshmëri.

“Unë i besoj një shoferi taksie shumë më tepër se sa i besoj atij. Mos i merrni shumë seriozisht ato që thotë”, deklaroi ai.

Deklarata vjen në një periudhë të tensionuar mes Teheranit dhe Washingtonit, ndërsa kërcënimet për përshkallëzim të konfliktit dhe mundësia e rikthimit të përplasjeve ushtarake kanë rritur shqetësimet për një zgjerim të konfliktit përtej Lindjes së Mesme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *