24 Gusht, 2026

“Mos vazhdo më, se ndryshe do ta tregojmë ne” – Zyrtari socialist, SMS kërcënuese deputetit të Agron Shehajt

 “Mos vazhdo më, se ndryshe do ta tregojmë ne” – Zyrtari socialist, SMS kërcënuese deputetit të Agron Shehajt

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar se deputeti Erald Kapri është kërcënuar sipas tij nga një zyrtar i Partisë Socialiste.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj bën me dije se në telefonin e deputetit Kapri ka ardhur një mesazh ku shkruhej: “Mos vazhdo më, se ndryshe do ta tregojmë ne!”

Ndërkohë vetë deputeti Kapri pretendon se ky kërcënim i ka ardhur sipas tij pas denoncimit të bërë nga ai për drejtoreshën e Postës në Durrës.

Në reagimin që shoqëron videon, Shehaj shkruan:

“Pasi vodhën me çanta paratë e pensionistëve, zagarët e Edi Ramës kërkojnë t’i mbyllin gojën deputetit të Partisë Mundësia. Kur kërcënojnë një deputet, imagjinoni çfarë u bëjnë këta qytetarëve të zakonshëm, pa imunitet!

Asnjë hap pas. Do denoncojmë çdo padrejtësi dhe do flasim për këdo që nuk ka zë dhe është i pambrojtur përballë pushtetit banditesk e të korruptuar të Edi Ramës.”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *