25 Gusht, 2026

Punonjësi i Policisë në Sarandë që punonte si badigard, ndihmoi të arratisej vrasësin e turistit portugez

 Punonjësi i Policisë në Sarandë që punonte si badigard, ndihmoi të arratisej vrasësin e turistit portugez

Burime nga Policia bëjnë me dije se Moisid Matushaj, i cili punon si bodyguard në të njëjtin grup të kompanisë “Orange Elite Security”, dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që parapriu vrasjen e shtetasit portugez (fillimisht u raportua se ishte shtetas francez) dhe se ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja.

Sipas burimeve, Matushaj punon si bodyguard me autorin e dyshuar Sokrat Vata, raporton A2. Ndërkohë, Matushaj rezulton edhe punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë specialist i hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

29-vjeçari nga Hasi, Sokrat Vata dyshohet se vrau me thikë mëngjesin e sotëm 20-vjeçarin nga Portugalia, Miguel Mendez.

Fill pas krimit autorin e kanë larguar nga vendngjarja dy turq, një djalë dhe një vajzë. Këta të fundit e kanë futur 29-vjeçarin në bagazhin e një makine dhe më pas janë larguar.

Megjithatë policia kishte futur në përgjim telefonin e autorit dhe me anë të valëve e ka ndjekur deri në Fier, ku e arrestoi.

Po ashtu mësohet se autori i dyshuar punonte si badigard në barin “Proncipot” pranë plazhit, ku ndodhi ngjarja.

“Molla e sherrit” ka qenë ngacimi i një vajze nga shtetasi portugez, i cili ishte në shoqërinë e disa të huajve.

Një tjetër shtetas i huaj, që ishte në shoqërinë e portugezit, ka mbetur i plagosur si pasojë e konfliktit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *