24 Gusht, 2026

Lirohet nga burgu ish-shefi i Komisariatit të Sarandës, dyshohet se mori ryshfet

 Lirohet nga burgu ish-shefi i Komisariatit të Sarandës, dyshohet se mori ryshfet

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, i dyshuar në kuadër të hetimeve për skandalin e ndërtimeve pa leje në Sarandë.

Nga masa “arrest me burg”, Apeli ka vendosur që Bashllari të hetohet në masën “detyrim për paraqitje”, duke e liruar kështu nga qelia.

Ish-drejtuesi i Komisariatit të Sarandës po hetohet nën dyshimin se ka marrë ryshfet për të lejuar një ndërtim pa leje.

Vendimi i Apelit vjen në kuadër të hetimeve për shkeljet e dyshuara lidhur me lejimin dhe mbrojtjen e ndërtimeve të paligjshme në qytetin bregdetar.

Hetimet për rastin vijojnë për të dokumentuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *