24 Gusht, 2026

Bledi Mane refuzoi 3 mln lekë nga Bashkia e Përmetit për festivalin “Nona”

 Bledi Mane refuzoi 3 mln lekë nga Bashkia e Përmetit për festivalin “Nona”

Gazetari Bledi Mane, që prej 7 vitesh organizon festivalin “Nona” në Përmet, ka refuzuar të marrë para nga Bashkia e Përmetit, për këtë festival.

Ai shkruan se ato para le të përdoren për emergjencat.

“Nuk e pranoi sponsorizimin nga bashkia e Përmetit prej 300 mijë lekësh.

Këto para le të përdoren për emergjencat civile veçanërisht në këtë situatë të vështirë zjarresh.

Festivali më i madh në Përmet ka tashmë partnerë besnikë biznese dhe korporata të njohura shqiptare.

Ne nuk i marrim asnjë lekë Përmetit, ne u sjellim lekë, u sjellim turizëm, u sjellim gjallëri, ndihmojmë ekonominë locale”, shkruan ai në faqen e vet Bashkësia Përmet.

Edhe pse një festival që promovon Përmetin, Bashkia jep vetëm 3 mln lekë të vjetra për këtë festival.

Një shifër kjo, mëse qesharake.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *