24 Gusht, 2026

Homazh për yjet që nuk jetojnë më

 Homazh për yjet që nuk jetojnë më

Ana Kçira, aktorja e Estradës së Tiranës dhe Teatrit të Kukullave!

Kujtojmë sot zonjën Ana Kçira, një ndër aktoret e para themeluese të Teatrit të Kukullave në kryeqytet në vitin 1950.

Shfaqja e parë e saj ishte Fatbardha ku interpetoi së bashku me aktorët e parë Marta Burda, Eleni Plasari, Tiftire Keta, Qenan Toro, Enver Dauti, Avni Resuli, Melpomeni Çobani etj

Ajo gjithashtu interpretoi edhe në Teatrin Popullor dhe në Estradën e Tiranës, ku të gjithë e dallojmë në filmin Estrada në ekran (1968) në pjesën Konservatori me aktorët Skënder Sallaku, Melpomeni Çobani, Mexhide Pici dhe Myftar Armiri.

E paharruar qoftë Ana Kçira! (Giseld Dervishi)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *