24 Gusht, 2026

“Më pëlqen të eci shpejt, kam bërë 20 aksidente” – Petri Bozo lirohet nga burgu pasi shtypi 7-vjeçarin

 “Më pëlqen të eci shpejt, kam bërë 20 aksidente” – Petri Bozo lirohet nga burgu pasi shtypi 7-vjeçarin

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurimit ndaj producentit Petri Bozo, duke zëvendësuar masën “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”.

Ajo ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.

Vendimi i Apelit vjen pas kërkesës së paraqitur më herët nga mbrojtja e Bozos për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Kërkesa ishte shqyrtuar fillimisht nga Gjykata e Elbasanit, e cila kishte vendosur ta rrëzonte atë, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.

Pas ankimit, çështja kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila ka vlerësuar ndryshe kërkesën e mbrojtjes dhe ka vendosur një masë më të lehtë sigurie.

Bozo mbahej në burg  pasi shtypi për vdekje një fëmijë 7 vjeç.

Vogëlushi Algit Samurri, nxënës i klasës së parë, humbi jetën teksa nëna po e shoqëronte për në shkollë.

Aksidenti tragjik ndodhi në aksin nacional Elbasan-Librazhd, pranë shkollës së fshatit Mengël.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, fëmija po kalonte rrugën bashkë me nënën, por në një moment i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe ka përfunduar poshtë rrotave të makinës.

Në një interviste të pak kohe më parë, Bozo deklaronte se i pëlqen të eci me shpejtësi.

Madje ai deklaronte se kishte bërë rreth 20 aksidente gjatë jetës së tij.

Por sipas Bozos, asnjëherë s’kishte qenë faji i tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *