Në vend të një urimi, për Manushaqe Qinamin
Gëzuar 74-vjetorin e lindjes Manushaqe Qinami (Topalli), aktorja dhe solistja e TKOB-së!
E lindur në Tiranë, por me origjinë nga Turani i Tepelenës, Manushaqja kreu studimet në Liceun Artistik Jordan Misja në vitin 1973.
Po atë vit ende studente ajo emërohet soliste në korin e TKOB-së duke e vazhduar punën e saj atje pa shkëputje derisa doli në pension.
Manushqja e bukur e cila kishte tiparet e sopranos legjendare Tefta Tashko Koço, u përzgjodh nga regjisori Saimir Kumbaro për të interpretuar rolin e Donika Prokopit, në filmin Koncert në vitin 36 (1978), filmi i cili i kushtohej Teftës dhe Manushaqja me talentin e saj e interpretoi mjaft përkryer si në paraqitje ashtu edhe në karakter.
Pas këtij debutimi në rol kryesor, ajo gjithashtu pati fatin të luante edhe role të tjera në filmat shqiptar si Karnavalet (1980), Gëzhoja e vjetër (1980), Drita e qytezës (1983), Ëndërr për një karrike (1984) dhe Eja (1987).
Edhe 100 vite të lumtura zonja Manushaqe! (Giseld Derivishi)