A është trembur Agron Shehaj, nga shantazhi i njerëzve të Edi Ramës?
Prej gati një jave, Agron Shehaj nuk del më në protestën e përnatshme para Kryeministrisë.
Ai vë dikë të filmojë për të treguar se është live, por vetë nuk shfaqet gjëkundi, siç dilte më parë çdo natë me fytyrë dhe me zë, duke bashkëbiseduar me qytetarët.
Dhe arsyet mund të jenë dy: Ose ka nisur pushimet, ose është trembur nga shantazhi i njerëzve të Edi Ramës në media dhe PS.
Këta të fundit, nisën një fushatë të egër ndaj Shehajt, lidhur me një vilë që ai ka shitur në Itali.
Madje e kanë paditur edhe në SPAK, pasi sipas tyre, ai ka blerë një vilë 2.9 mln euro dhe e ka shitur atë 15 mln, duke kryer veprën penale të pastrimit të parave.
Nuk dihet tani, nëse Shehaj po distancohet pak nga pak nga protesta, në mënyrë që të mos merren më me të Taulant Ballad he portalet e Qeverisë, apo thjesht ka ikur me pushime.
Fakt është se Shehaj nuk po shfaqet më në shesh.
Dhe nëse do të ishte për shkak të trembjes nga njerëzit e Ramës, kjo do të ishte një shenjë e keqe.
E para, se do të legjitimonte akuzat e tyre.
E dyta, se do të të tregonte që këtu janë të kapur të gjithë.
Dhe e treta, do të tregonte se përballë shantazhit janë të gjithë të cënueshëm.
Madje edhe ata, që shihen si e ardhmja e politikës shqiptare. (Thuaje.al)