24 Gusht, 2026

Estref Mane, aktori i paharruar i Estradës së Kombinatit

 Estref Mane, aktori i paharruar i Estradës së Kombinatit

Një nga aktorët që themeloi trupën e aktrimit në Estradën e Kombinatit ishte edhe Estref Mane.

Estrefi ishte aktor dhe performues i KinoKlubit të Kombinatit së bashku me shumë emra të tjerë të talentuar si Drita Xhafa, Zoica Nano, Polikron Laska, Avni Karagjozi, Rexhep Ustai e shumë të tjerë nën drejtimin e regjisorit dhe aktorit të madh Koço Devole.

Estrefi interpretoi edhe në filmat shqiptarë në role episodike si Shpërthimi (1974), Çeta e vogël (1979), Kur ndahesh nga shokët (1986) Përrallë nga e kaluara (1987), Tela për violinë (1987), Flutura në kabinën time (1988) dhe Stolat në park (1988).

E kujtojmë sot me nderim dhe respekt.

I paharruar qoftë Estref Mane! (Giseld Dervishi)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *