Përmet: Dy vatra zjarri aktive në zonën mes Badlonjës dhe Çarovës, rrezikohet përhapja e flakëve
Dy vatra zjarri janë përhapur në zonën malore mes Badlonjës dhe Çarovës, në Përmet, ndërsa situata vijon të jetë e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe të vështirë për t’u aksesuar.
Përgjatë gjithë ditës së djeshme, gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës, është punuar për izolimin e flakëve, duke përdorur edhe mjete rrethanore.
Pas rreth 12 orësh punë, ndërhyrja vijon ende në terren. Një prej vatrave mbetet e paarritshme për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa puna po përqendrohet në izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të zjarrit.
Deri në këto momente, ekipet vijojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në zonën malore.