U largua pa asnjë njoftim: Si u “zhduk” legjenda e Barcelonës dhe sot askush nuk e di se ku jeton ai dhe çfarë bën
Victor Valdés kishte paralajmëruar para se të tërhiqej: “Kur të pensionohem, do të zhdukem. Do të shkoj diku ku askush nuk do të mund të më gjejë.”
Dhe ashtu bëri. Portieri legjendar i Barcelonës së Pep Guardiolës, pas një karriere të mbushur me trofe dhe net të paharrueshme, vendosi të largohej plotësisht nga futbolli dhe jeta publike.
Ai provoi edhe si trajner, madje u rikthye te Barça për ta drejtuar skuadrën U-19, por tre vjet më vonë u largua pa asnjë njoftim – pa konferencë për shtyp, pa deklaratë.
E fshiu WhatsApp-in. Nuk iu përgjigjet mesazheve. Askush nuk e di se ku jeton, çfarë bën apo nëse dëshiron që dikush ta gjejë.
Një njeri që dikur qëndronte në skenat më të mëdha të futbollit, sot jeton në heshtje të plotë.