Pse e nxorri Rama foton e darkës “sekrete” me Sorosin dhe Andi Dobrushin?
KM është një skemaxhi në hall. Nxori veten në qarkullim për një foto me Aleks Soros dhe vartësin e tij më Shqipëri, z. Andi Dobrushi, si për të thënë që këta janë me mua, jo me ju, revolucioni Flamingo.
Mesazhi ishte i qartë për aktivistët e ojq që marrin fonde nga Fondacioni Shoqëri e Hapur: Nëse doni fonde mos më bëni zhurmë. Mos dilni në protestë. Nuk do të merrni kokërr leku nga këto shokët e mi.
Strategjia përça e sundo është sa e vjetër aq edhe e re. Taktika e shitblerjes është një art që KM e ka perfeksionuar.
Nga vitet 2000, një regjisor i njohur filloi ta sulmonte në gazetën Shekulli. Ai e thirri regjisorin në zyrë:
-Çfarë ke me mua ? Pse më sulmon?
– Ti je të heq bukën e fëmijëve. Unë kisha një projekt, ti ma hoqe!
-Si ta hoqa? Për sa bëhet fjalë ?
– 8 milion lekë!
-Të reja apo të vjetra ?
– Të vjetra.
-Ça thua? Kaq pak! Alo financa ngjitu lart! Bëj faturën zotit regjisor…të paguhet sot!
Pasi u largua regjisori. Alo, E shita! Për 8 milion… (L.Lita)
