Rama si Sofokli Lazri në vitin 1987, që mori çmimin ndërkombëtar për ushqimin
Në prillin e vitit 1987, Shqipërisë do t’i akordohej një çmim ndërkombëtar për ushqimin.
Gazeta e komunistëve daneze “Arbejdern” e 22 prillit raportonte se çmimi iu dorëzua Sofokli Lazrit si përfaqësues i Shqipërisë.
Dukej e çuditshme duke qenë se në atë kohë, Shqipëria kishte instaluar sistemin e tollonëve ushqimore dhe njerëzit nuk mbushin barkun me bukë.
Në fakti çmimin e dha një OKB, as FAO, por Meksika. Çmimi mbante emrin “Enrique Diaz Balestros” një funksionar i administratës meksikane të ushqimit të atyre viteve që vlerësohej për kontributin e tij dhënë në çështjen e furnizimit ushqimor në rang kombëtar.
Por propaganda në Tiranë ishte si lajmi që Koreja e Veriut kishte fituar Botërin.
Edhe dje kryeministri Rama njoftoi se Shqipëria kishte marrë çmimin botëror të Kibernetikës.
Një tallje e madhe për shqiptarët që të dhënat e tyre i kanë patronazhistët, databazat e Tims, targat, pagat, madje edhe lista e emrave të punonjësve yë SHISH doli sheshin.
Sistemet E-albania i fshinë nga sulmet e hakerve Iranianë pa përmendur vjedhjet 500 milion euro të Ermal Beqirit, kontit të Francës dhe qiraxhesës Linda Karçanaj.
Më herët Doktor Berisha na shpalli superfuqi energjetike, superfuqi hidrike, madje premtoi superfuqi atomike në lumin Buna.
Një popull që vdes për një çikë superfuqi. (L.Lita)