25 Gusht, 2026

Deklarata e fortë: Kongresmenët amerikanë do kërkojnë përshpejtim ndaj hetimit të Edi Ramës

 Deklarata e fortë: Kongresmenët amerikanë do kërkojnë përshpejtim ndaj hetimit të Edi Ramës

Koloneli dhe ish-ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj u shpreh se po grumbullohen informacione mbi përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar takime në Senat dhe Kongresin amerikan, me qëllim ndryshimin e narrativës dhe ndalimin e kërkesës së kongresmenit Joe Wilson.

“Sigurisht që ne kemi mundësinë dhe aftësinë për të marrë informacionet nga të gjithë cepat e mundshëm dhe sigurisht që këto informacione na tregojnë tmerin me të cilin po përbaallet Rama, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër informacionet që po grumbullojmë çdo ditë për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të mundësuar takime në Ssenat, kongres, për të ndryshuar narrativën ose për të pushuar kërkesën e kongresmenit Joe Wilson.”

Ai vijoi më tej duke deklaruar se në ditët në vijim pritet që kongresmenë dhe senatorë të tjerë amerikanë t’i bëjnë thirrje Presidentit Donald Trump për përshpejtimin e procedurës.

“Por në ditët që vijnë, unë nuk do t’i them këtu, sepse jemi në procedurat e mbylljes së kësaj, do të ketë kongresmenë dhe senatorë të tjerë, të cilët do t’i bëjnë thirrje presidentit Trump për intensifikimin, jo për të pritur edhe 150 ditë sa ka ngelur, se siç e dini, ai i ka dhënë kohë drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe Senatit 118 ditë.

Ajo që ene po kërkojmë është të përshpejtohet kjo procedurë, sespe lidhejet e qeverisë së Ramës dhe të qeverisës me trafikun e drogës dhe me lidhje me biZneset e trafikut të ndryshëm janë tashmë, qartësisht, kanë dalë në sipërfaqe.”

Demiraj u shpreh se informacionet mbi lidhjet e qeverisë Rama me trafikun e drogës dhe bizneset e trafikut janë mbledhur jo vetëm nga hetimet e Bashkimit Europian, por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Amerika Latine.

Ai pretendoi se edhe një pjesë e vogël e informacioneve që disponojnë SPAK dhe BKH do të ishte e mjaftueshme për të mbështetur këto të dhëna.

“Jo vetëm nga hetimet e Bashkimit Europian, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Amerika Latine.”

Por minimalisht, sikur 10% e informacioineve që ka SPAK-u dhe BKH-ja, dhe ato të cilat janë publikuar në publik, dhe përtej modestisë, ne dimë shumë më tepër se kaq, edhe për ato që nuk janë publikuar në media shqiptare, do të ishte e mjaftueshme.

Por bënë të gjitha përpjekjet dhe ka dështuar, sepse diplomatët amerikanë dhe, në mënyrë të veçantë, të kësaj administrate, nuk janë si Marta Kosi dhe kompani, dhe ambasadorët e BEnë Tiranë, që ky u ofron sa herë që vijnë, sapo shkelin në shqipëri, shkuma parti, por jo vetëm.

Shqiptarët i dinë të gjitha. Janë krejt ndryshe dhe pikërisht ky është momenti kur shqiptarët morën një përgjigje të mirëpritur prej ndoshta 12 vitesh nga Ambasada Amerikane.”

2 Comments

  • Ky kolonel Demiraj , qe ka qene dikur , disa muaj minister i brendeshem ne periudhe fushate elektorale , nuk dihet tashme , – Eshte ende ne ushtri , bile me graden e kolonelit , eshte gazetar investigativ , eshte ne grupin e sigurise te bajraktarit te Vicidolit , eshte ne ndonje polici private , apo kuadro i ndonje sherbimi informativ te huaj ? ! Ky eshte nje informacion i sajuar , mbi dyshime te pa baza , dhe ndjellakeqe per mbarevajtjen e Shqiperise , mbarsur me urrejtjen e thelle te opozites dhe turmave pa identitet te protestuesve dhe duarve e parave te huaja ! As me shume dhe as me pak se sa nje FAKENEWS !

  • Ky kolonel Demiraj , qe ka qene dikur , disa muaj minister i brendeshem ne periudhe fushate elektorale , nuk dihet tashme , – Eshte ende ne ushtri , bile me graden e kolonelit , eshte gazetar investigativ , eshte ne grupin e sigurise te bajraktarit te Vicidolit , eshte ne ndonje polici private , apo kuadro i informativ te huaj ? ! Ky eshte nje informacion i sajuar , mbi dyshime te pa baza , dhe ndjellakeqe per mbarevajtjen e Shqiperise , me urrejtjen e thelle te opozites dhe turmave pa identitet te protestuesve dhe duarve e parave te huaja ! As me shume dhe as me pak se sa nje FAKENEWS ! ! !

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *