26 Gusht, 2026

A qendron Soros pas protestës në Tiranë? Gazetari: Mbrëmë ka mbledhur 150 rekrutë në një takim sekret në Tiranë

 A qendron Soros pas protestës në Tiranë? Gazetari: Mbrëmë ka mbledhur 150 rekrutë në një takim sekret në Tiranë

Prej kohësh ka shumë aludime, se pas protestës që mbahet çdo natë në Tiranë, qendron Aleks Soros.

Kjo, pas arrestimit të Erion Veliajt, arrestim që thuhet se është kryer me urdhër të Edi Ramës.

Dhe tashmë duket se dyshja Soros-Veliaj po hakmerren ndaj Ramës, duke u përpjekur ta rrëzojnë atë.

Kësaj teze i qendron dhe gazetari Armir Shkurti, që flet edhe për një mbledhje sekrete në Tiranë.

“Ky është Aleks Soros. Pronari i Shqipërisë.

Po pres fotot nga një darkë me rreth 150 rekrutë, shtruar mbrëmë në periferi të Tiranës.

Aleks Soros, ka mbledhur mercenarët e Kalit të ri të Trojës për ti futur në muret e rrënuara të politikës shqiptare.

Kanë qenë edhe nga ata që ju flasin nga mikrofoni në shesh, gjoja me zjarr e flakë kundër sistemit. Po kërkon Edin e radhës, Lalin e radhës, Lulin etj etj.

Gjak i ri, por gjak i keq!

Më kuptoni kur ju them: “Pse nuk shoh thirrje dhe pankarta kundër Soros”?

Sepse padroni i Shqipërisë ka kontrollin me minj brenda nesh!

Ushtarët e vjetër u konsumuan, mbrëmë ka qenë nata e rekrutëve të rinj, rekrutë… ndryshe!

Luftë! Luftë! Luftë!

Ta çlirojmë atdheun nga kjo mafie”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *